5 Shkurt, 2018

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri botohet një libër i ri. Ne po ju prezantojmë një përmbledhje me botimet kryesore të librave të shtuar në katalogun tonë online. Ju mund të gjeni botimet e reja duke vizituar https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/librat-e-rinj

Kostandina, Alki Zei

Shkrimtarja bashkëkohore greke Alki Zei vjen në shqip me librin Kostandina, një histori emigrimi, kthimi dhe rritjeje. Është historia e një adoleshenteje, që dalëngadalë rrëshqet drejt drogës. Por është edhe historia e dy brezave, që nuk duan ta pranojnë se, pavarësisht nga mosmarrëveshjet, janë edhe të ngjashëm. Vlera e këtij romani nuk mbetet vetëm te subjekti.

Alki Zei, e lindur më 1925, jetoi si refugjate politike në Bashkimin Sovjetik pas luftës civile si dhe u detyrua të largohej sërish për në Francë pasi kolonelët grekë morën pushtetin me grusht shteti më 1967.

Ky është libri për adoleshentë që ka marrë disa çmime europiane. Lexo më shumë: link

Titulli: Kostandina (kopertinë e trashë)
Origjinali: Η Κωνσταντίνα και οι αράχνες της
Gjinia: Roman
Autori: Alki Zei
Shqipëroi: Maklena Nika
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 206
Pesha: 0.334 kg.
ISBN: 978-9928-217-49-3

Ati, Ardian – Christian Kycyku

Shkrimtari shqiptar Ardian – Christian Kyçyku vjen me romanin Ati.

Vepra letrare më e fundme e shkrimtarit Ardian-Christian Kyçyku, publikuar pak ditë më parë nga “Botimet Poeteka, vjen si një himn kushtuar prindërve, flijimeve të tyre të pafundme dhe heshtjes së përkorë i që shoqëroi, përkushtimit që jo gjithmonë u shndërrua në mirenjohje dhe keqkuptimeve të shumta me shoqërinë dhe kohën në të cilën jetojmë.

Romani “Ati” rimerr nga një këndvështrim tjetër temën e gjak-/ hakmarrjes. Çdo marrëdhënie mes brezave ka brenda të paktën një etje për hakmarrje. Përtej çdo loje fjalësh, mund të flitet për një gjakdhënie që zgjon hakmarrjen dhe për një hakdhënie që, çuditërisht, ndjell, ose sjell gjakrrjedhje. Secili brez e ndjen veten të përligjur të hakmerret ndaj brezit paraardhës, gjoja në emër të brezit pasardhës, dhe kësisoj dëmton tre breza. Lexo më shumë: Link

Titulli: Ati
Gjinia: Roman
Autori: Ardian – Christian Kyçyku
Shtëpia botuese: Poeteka
Viti: 2017
Fq. 96
Pesha: 0.239 kg.
ISBN: 978-9928-230-06-5

Vepra poetike ne nje vellim, Ismail Kadare

Në prag të 82 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare (28 janar 1936) shtëpia botuese “Onufri” publikoi veprën e plotë poetike të këtij shkrimtari. Kjo përmbledhje e zgjedhur nga vetë autori, përmban rreth 160 tituj nga poezitë dhe poemat më përfaqësuese të poezisë së tij.

Janë përfshirë poezi të shkruara mbi 60 vjet më parë duke u mbyllur me poemën “Tirana në dimër’, 2005. Veç përzgjedhjes nga librat e njohur si: “Ëndërrimet” 1957, “Lirika”, botuar rusisht, Moskë 1961, “Shekulli im”, “Përse mendohen këto male”, “Motive me diell”, “Koha”, “Ftesë në studio” janë përfshirë dhe poezi të panjohura, nxjerrë nga arkivi privat i shkrimtarit. Lexo më shumë: Link

Titulli: Vepra poetike në një vëllim (kopertinë e trashë)
Gjinia: Poezi
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2018
Fq. 408
Pesha: 0.846 kg.
ISBN: 978-9928-226-94-5

Armepushimi, Primo Levi

“Armëpushimi” i shkrimtarit italiano – hebre Primo Levi, përkthyer nga Aida Baro, është vijimi i romanit “A është, vallë, njeri…?”, njërit prej librave më të bukur të letërsisë europiane të lindur në kampet e shfarosjes.

Ai rrëfen një pelegrinazh në kufijtë e marrëzisë, por të mbushur me energji, përmes jetës që rifillon: një rrëfim i thukët, ku gëlon njëkohësisht ankthi dhe hareja. Udhëtimi i kthimit të Levit dhe shumë italianëve si ai, nga kampi i përqendrimit drejt atdheut zgjati për muaj me radhë duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta.

Përgjatë gjithë këtij shtegtimi, nëpër Poloni, Rusinë e Bardhë, Ukrainë, Rumani dhe Hungari,hasen që nga situatat më trazuese e gazmore, te figurat dhe personazhet më të paharrueshme. Lexo më shumë: Link

Titulli: Armëpushimi
Origjinali: La tregua
Gjinia: Roman
Autori: Primo Levi
Shqipëroi: Aida Baro
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 272
Pesha: 0.281 kg.
ISBN: 978-9928-248-23-7

Klouni Shalimar, Salman Rushdie

Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme e vetëquajtur Klouni Shalimar.

Burri i vdekur është hero i Rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, me aftësi të jashtëzakonshme intelektuale dhe me shumë seks apel, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Indi dhe, më pas, shefi i Kundër-terrorizmit të Amerikës. Në fillim, duket si vrasje politike, por del se është bërë për arsye personale pasioni.

Kjo është historia e Maksit, vrasësit të tij, të bijës – dhe të një personazhi të katërt, gruas, që i lidh ata të gjithë. Lexo më shumë: Link

Titulli: Klouni Shalimar
Origjinali: Shalimar the Clown
Gjinia: Roman
Autori: Salman Rushdie
Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 456
Pesha: 0.523 kg.
ISBN: 978-99943-0-523-0

Kjo është një përmbledhje e botimeve kryesore gjatë muajve Dhjetor 2017 dhe Janar 2018. Vizitoni https://www.shtepiaelibrit.com për më shumë botime të reja dhe të vjetra.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>