18 Janar, 2018

Historia e Skenderbeut, Marin Barleti

Historia e Skenderbeut, Marin BarletiNë vitin 1468, rreth moshës 65 vjeçare, Gjergj Kastrioti Skënderbeu u nda nga jeta ndërsa gjendej në Lezhë, pas dy dekadash luftimesh pothuajse të pandërprera ku Shqipëria u gjend në mes të përplasjes mes superfuqive të ndryshme të kohës, Perandorisë Osmane nga njëra anë, Republikës së Venedikut dhe Mbretërisë së Napolit nga ana tjetër.

Pesë dekada më vonë, duke shfrytëzuar dëshmitarë të kohës, prifti Marin Barleti shkroi kryeveprën e tij Skënderbeu, një libër që reflekton traditën e lavdishme të shkrimtarëve të Romës së lashtë. Pavarësisht se libri i Barletit konsiderohet një vepër letrare, një pjesë e konsiderueshme e ekspertëve besojnë se pikërisht në këtë libër gjenden edhe themelet e Skënderbeut historik. Ky është edhe një nga librat më të vizituar te Shtëpia e Librit përgjatë viteve të fundit. Lexo më shumë


Skenderbeu, Oliver Jens SchmittNë vitin 2008, erdhi në shqip me përkthimin e Ardian Klosit libri Skënderbeu nga historiani Oliver Jens Schmitt. Schmitt solli në vëmendjen e lexuesit shqiptar një këndvështrim të ri, disa detaje dokumentare të panjohura më parë nga publiku i gjerë si dhe disa interpretime të debatuara mbi Skënderbeun. Një pjesë e historianëve shqiptarë nuk ishin dakord me interpretimet e tij dhe reaguan me një numër kritikash, të cilat nxorën në pah pikërisht rolet e ndryshme që Skënderbeu ka pasur në historinë e Shqipërisë që nga vdekja e tij 550 vjet më parë.  Lexo më shumë

 

 


Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo FrasheriKristo Frashëri ishte në moshë të thyer në vitin 2008, kur libri i Schmitt erdhi në shqip për të hapur debate të reja mbi figurën e Skënderbeut. Historiani i moshuar iu përgjigj tezave të Schmitt me këtë libër, ku ndoshta për herë të parë, roli i Skënderbeut nuk shihet më si një hero i izoluar që luftoi kundër lindjes dhe perëndimit njëkohësisht, por edhe si një politikan që u gjend në mes të fuqive të mëdha dhe që manovroi sipas rastit mes tyre. Lexo më shumë

 

 

 


Perpjekja 28-29, Skenderbeu, kerkimi shkencor

 

Numri 28-29 i revistës kulturore Përpjekja sjell një gamë të gjerë studimesh dhe pikëpamjesh mbi Skënderbeun, njeriun që përbën thelbin e historisë së Shqipërisë, jo vetëm për periudhën kur ai ishte gjallë, por edhe për pesë shekujt që pasuan vdekjen e tij më 17 janar 1468  Lexo më shumë:

 


Skenderbeu, Sabri GodoNë vitet 1970, Shqipëria ishte një vend i vetëizoluar nga bota, sunduar nga regjimi komunist. Skënderbeu u shfaq në këtë kohë si një figurë thuajse-ateiste, mosmarrëveshjet e tij me shtetin e Papatit u vunë në dukje më shumë se sa më parë ndërsa Skënderbeu si figurë letrare dha disa këshilla për pasardhësin e tij, ku këshilla kryesore ishte të mos i besonte Papës. Skënderbeu i Sabri Godos trajton probleme të jetës së përditshme, përfshirë mënyrën e menaxhimit të krizës ushqimore të shkaktuar nga “rrethimet” e Shqipërisë. Më shumë se sa për vetë Skënderbeun historik, romani Skënderbeu i Godos është një pasqyrë e realitetit politik të kohës kur u shkrua dhe si i tillë, ia vlen të lexohet gjithmonë  Lexo më shumë:

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>