21 Mars, 2021

Qyteti i Guernikës pas bombardimit

Më 26 prill 1937, aviacioni gjerman testoi konceptin e bombardimit për terrorizim të populllsisë civile mbi qytezën e Gurnikës në rajonin e baskëve në veri të Spanjës gjatë Luftës Civile të Spanjës. Qindra qytetarë të paarmatosur vdiqën brenda pak orësh. 

Në Francë Pablo Picasso, njeri përgjithësisht i painteresuar për politikën, ishte porositur nga qeveria republikane të bënte një vepër arti mbi luftën për ekspozitën ndërkombëtare të Parisit. Picasso nuk kishte pasur frymëzim për të përmbushur porosinë por që në çastin që mësoi për bombardimin, punoi pa ndërprerje për dy muaj me radhë për këtë tablo homazh për viktimat e pafajshme të një mjeti aq makabër lufte, bombardim civilësh me qëllim terrorizimin e tyre. 

Pak vite më vonë, Gjermania pushtoi Francën. Thuhet se një oficer gjerman kontrolloi studion e Picassos dhe gjeti në të disa kartolina që shfaqnin tablonë “Guernica”. Oficeri pyeti Picasson: Kush e ka bërë këtë? Ti?!”

Picasso iu përgjigj: “Jo, atë e keni bërë ju!”

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>