nga Admin

3 Shkurt, 2012

Arome gruaje (poezi), Alma Papamihali (kopertina)

Alma Papamihali (foto)Aromë Gruaje” është libri i tretë i autores me banim në Gjermani, pas librit të parë “Nën tingujt e natës” botuar në vitin 2007 dhe “Shtegtim pulëbardhe” në 2009. Poezia e saj është pritur mjaft mirë nga lexuesi shqiptar.

Në poezinë e Alma Papamihalit kam gjetur lirika me të cilat jam mrekulluar vërtetë. Është një poete, pena e së cilës është mjaft interesante, me ndjenjë dhe për tu admiruar. – “Koci Petriti”

Alma Papamihali është ndër poetet bashkëkohore më të dashura. Kur bëj këtë përcaktim, gjithmonë kam parasysh krahasimin me poetët bashkëkohorë botërore. Deri më sot në letërsinë shqipe kam vleresuar Lasgushin, për poezinë e ndjenjës, Xhevahir Spahiun, për kulminacionin patatik dhe Koci Petritin, për lirikën e detajit. Në ditët tona më renditet Alma. Mrekullohem si aq shumë lexues  i pëlqejnë dhe i ndjejnë poezitë e saj. Kujtoja se mendjet e kishin harruar poezinë shqipe dhe shijen e saj. Por Alma më ka ndërruar mendim. Poezitë e saj më sjellin ndërmend Marian Olson, apo Donna Wahlert. – Iris Halili

Arome gruaje (poezi), Alma Papamihali (kopertina)“Në poezine e Alma Papamihalit dominon lirizmi, ndërtuar në vargje strofike, te hapura dhe larg hermetizmit. Keto poezi janë të ndërtuara në një stil unik të autores, me të cilën pata prezantimin më të bukur nëpërmjet librave të saj në panairin e librit, Tirana 2011” – Flutura Açka

Poetja Alma Papamihali, është delikate si një femër e ndjeshme, e dashuruar, që i qëmton me kujdes motivet dhe i punon me durim vargjet si të gdhëndura në filigrane. Por nga ana tjetër, ajo është poete, ku herë herë në mënyrë të natyrshme merr vrull shpirti bohem. Poetja Papamihali, është më e prirur më shumë drejt poezisë lirike e filozofiko-shoqërore, që përbejnë terrenin e shëndoshë për kultivimin e mëtejshëm të krijimtarisë së saj. – Ndue Lazri

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >