nga Admin

5 Shkurt, 2012

Promovimi i librave te Robert Elsie (foto)

Promovimi i librave te Robert Elsie (foto)Duket sikur vepra e albanologut, përkthyesit dhe studiuesit kanadez Robert Elsie nuk ka nevojë për afirmim, por në kuadër të promovimit të çdo vlere apo antivlere tjetër në shoqërinë e sotshme shqiptare, vepra e tij duhet ngritur edhe më lartë pasi realisht mbart vlera kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Fjalori historik i Shqipërisë” (i sapo botuar) dhe “Fjalori historik i Kosovës” në fjalët e kryediplomatit shqiptar Edmond Haxhinasto “librat e  Elsie-t janë dy vlera që do të vendosen në piedestalin e rëndësishëm të veprave për historinë edhe për kulturën shqiptare, duke shtuar se vepra e Elsie-t është një gurthemel në afirmimin e kulturës shqipe si një nga kontribuesit e rëndësishëm të civilizimit botëror.”

Në përfundim të fjalës së ministrit, Robert Elsie theksoi se librat e tij janë enciklopedi me fakte dhe dokumente të vërteta që duhet të dinë të huajt për shqiptarët.

Autori sqaroi ndër të tjera se synimi në këto libra për Shqipërinë dhe për Kosovën, anglisht dhe tani edhe shqip, është për t’i ofruar lexuesit të huaj të dhëna të sakta dhe informacion, ndër të tjera, për të korrigjuar shumë gabime dhe keqinterpretime që përsëriten në shtypin e huaj për shqiptarët.

Autori u mirëprit në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë me synim promovimin e vepres dhe librave të autorit.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>