nga Admin

22 Janar, 2010

Përshëndetje miq të librit,

Si te porosisni libra onlineDuke qenë se ShtepiaeLibrit.com funksionon si një katalog virtual me libra shqip që ju mund ti porosisnia direkt nga interneti, është detyrimi ynë t’ju ofrojmë mënyra sa më praktike për ta bërë këtë.

Konkretisht, ne ofrojmë dy mënyra kryesore pagesash të cilat janë si më poshtë:

  1. Duke paguar për to me PayPal ose kartat Visa, MasterCard, Discover ose American Express.
  2. Duke paguar me transfertë bankare ose postare.

Mënyra e dytë e porositjes është disi më e përshtatshme për klientët tanë në Shqipëri, prandaj edhe po i shpjegojmë hapat si më poshtë:

  1. Vendosni për librin që dëshironi të porosisni, më pas
  2. Na dërgoni titullin me email dhe adresën tuaj të saktë
  3. Prisni t’ju njoftojmë për a) totalin e pagesës në Lek dhe b) informacionet e pagesës me bankë
  4. Librat tuaj postohen ditën që verifikohet pagesa ose një ditë më vonë.

Ju kujtojmë se postimi i librave brenda Shqipërisë bëhet plotësisht FALAS për të gjitha porositë dhe sasitë e librave. Për sasi më të mëdha se 10 copë ofrojmë edhe uljet përkatëse.

Shënim: Ky postim gjendet brenda kategorisë Pagesa për librat, te Pyetje-Përgjigje ku gjithashtu do të gjeni udhëzime dhe sqarime mbi procedurat e Regjistrimit; Postës dhe Postimit.

Ndërkohë mirëpresim të gjitha sugjerimet dhe idetë që mund të keni se si ta bëjmë më të lehtë procesin e porositjes së librave brenda Shqipërisë. Na shkruani…

Përditësuar me: 12 gusht 2016
  • miredita

    pytja ime eshte
    jetoj ne geneve te zvicres dhe si mundenm me porosit libra tek ju.

    ju pershendes

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >