31 Gusht, 2020

Të shkruarit nuk ka qenë kurrë një karrierë shumë fitimprurëse, por një studim i vitit të kaluar nga Esnafi i Autorëve në SHBA, një organizatë e shkrimtarëve, tregon se ky profesion nuk është më as i mjaftueshëm për të jetuar.

Shtëpia e Librit

Foto ilustruses: Kortezi e Dave Morrison/Flickr

Disa shkrimtarë kanë bërë milionerë me të ardhurat nga shitjet e librave ndërsa J.K. Rowling besohet se jo vetëm është bërë milionere, por mund të ketë kaluar edhe pragun e miliarderes. Të tjerë shkrimtarë si Paulo Coelho apo Dan Brown kanë pasuri në rendin e qindramilionëve. Për fat të keq, këto duket se janë të jashtëzakonshme në një profesion që në shumicën dërrmuese, nuk mjafton as për të nxjerrë jetesën. Sipas vrojtimit të Esnafit të Autorëve, të ardhurat mesatare vjetore për shkrimtarët me kohë të plotë në vitin 2017 në Shtetet e Bashkuara ishin 20,300 dollarë dhe këto të ardhura kanë rënë ndjeshëm përgjatë viteve të fundit. Për shkrimtarët me kohë të pjesshme, të ardhurat mesatare vjetore ishin pak më shumë se 6 mijë dollarë. Këto janë shifra shumë të ulëta në një vend ku punëtorët e fabrikave të makinave kanë të ardhura vjetore prej 30 apo 40 mijë dollarë apo mësuesit fitojnë 60 mijë dollarë në vit.

Studimi u mbështet mbi të dhënat për 5 mijë autorë librash të publikuar në zhanre të ndryshme.

“Në shekullin e njëzetë, një shkrimtar i mirë mund të fitonte statusin e klasës së mesme vetëm përmes të shkruarit,” komentoi për the Neë York Times, Mary Rasenberger, drejtoreshë e organizatës që kreu studimin, duke cituar shkrimtarë të tillë si William Faulkner, Ernest Hemingway dhe John Cheever. Tani, shumica e shkrimtarëve duhet të plotësojnë të ardhurat e tyre përmes mësimdhënies ose honorarëve për të mbajtur fjalime.

Të ardhurat e shkrimtarëve duket se janë dëmtuar rëndë nga zhdukja nga tregu i revistave dhe tkurrja e gazetave, të cilat janë dëmtuar nga lindja e medias sociale, të cilat duket se kanë tërhequr lexuesit drejt klikimeve të parëndësishme dhe larg revistave me shkrime të mirëmenduara.

Amazon akuzohet se është përgjegjësi kryesor për uljen e të ardhurave të shkrimtarëve për shkak se mban pjesën e luanit nga të ardhurat e shitjes. Konglomerati faturon komisione dhe tarifa marketizimi për botuesit, të cilat, sipas znj. Rasengerger, në thelb bëjnë thjeshtë që librat të mos grooposen në një faqe. Botuesit e vegjël dhe të pavarur, të cilët kanë më pak burime dhe fuqi negociuese, janë goditur veçanërisht ashpër. Kompanitë botuese kanë transferuar humbjet te shkrimtarët në formën e pagesave më të ulëta për të drejtat e autorit.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>