0 komente

28 Gusht, 2020

Një libër me ese nga autori Krymi sjell në jetë një rrugicë tiranase, në të cilën, ngjarjet e mëdha të historisë së Shqipërisë apo edhe të botës, duket se kanë kaluar pa lënë gjurmë.

Titulli: Dekalogu i një lagjeje tiranase
Gjinia: Ese/Kujtime
Shtëpia botuese: Berk
Viti: 2020
Fq. 144
Pesha: 0.180 kg
ISBN: 978-9928-4627-1
Çmimi: 900 lekë

Shtëpia e Librit

Ajo njihet si një nga rrugicat që lidh Rrugën e Kavajës me rrugën Myslym Shyri. Si një nga ajo vështirë se mund të dallohet nga të tjerat rrugica mes dy rrugëve, njëra e njohur për shopping dhe tjetra, për qofte, dy kisha, një xhami, shumë potere.

E pra, te kjo rrugicë, (emrin po jua lëmë pa përmendur që ta zbuloni kur të lexoni librin), njerëzit kanë lindur, kanë jetuar, kanë vdekur. Përreth tyre, afër, por, në një farë mënyre, të shkëputur apo të huaj prej tyre, ngjarjet e mëdha të  historisë së njerëzimit kanë rrjedhur. Perandoria Osmane ra, mbretëria u vendos, mbretëria ra, Gjermani erdhi, Gjermani iku. Komunistët erdhën e ikën.

Dhe rrugica është aty ku ka qenë, njerëzit e saj janë aty ose janë ndarë nga jeta, shtëpitë që kanë lënë pas, për aq sa kanë mbijetuar, janë shpirti i ekzistencës sonë.

Një rrëfenjë magjepsëse vjen nga botimet Berk për një lagje, që mundet ose mund të mos jetë krijuar në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë apo në fillim të shekullit të njëzetë, për njerëzit që banuan dhe vijojnë të banojnë në këtë lagje, për jetët e tyre plot aventura, aventura që në mënyrë të pashmangshme lidhen me ngjarjet e mëdha historike, luftëra botërore, kriza urie, perde të hekurta që ndajnë lindjen nga perëndimi dhe që në fund fare, këto të gjitha nuk kanë kurrfarë rëndësie. Jeta private e çdo njeriu, qoshet e fëmijërisë, oborri i shtëpisë, një pemë kumbulle apo një bravë dere, këto janë gjërat që ia vlejnë t’i kushtohet një libër.

Mund ta porosisësh këtu:

Dekalogu është redaktuar nga Sokol Çunga.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>