Art & Trashëgimi – një revistë e re kulturore

4
1136

Përshëndetje miq të librit,

Art dhe Trashegimi (kopertina)Fjala për fillesat e një reviste kulturore mbi artin dhe trashëgiminë e Shqipërisë na kishe ardhur prej disa muajsh, por ishte vërtetë kënaqësi ta shikoje këtë revistë në konceptimin e saj përfundimtar. Ndonëse puna për promovimin dhe evidentimin e artit dhe kulturës së vendit tonë është një proces i vazhdueshëm, nevojat janë realisht të mëdha.

Nisur, qoftë nga kërkesa e lexuesit të huaj apo vetë nivelit relativisht i ulëti informacionit për lexuesin shqiptar mbi pasuritë trashëgimore të vendit tonë, e bën ekzistencën e kësaj reviste të domosdoshme. Revista vjen në dy gjuhë – anglisht dhe shqip dhe është e disponueshme për t’u porositur apo për t’u abonuar direkt nga faqja dhe libraria jonë.

Shënim: klikoni këtu për të porositur revistën

Editoriali nga revista

Antoine de Saint-Exupéry shkruante në vitin 1943: “Nuk ka veçse një problem, një të vetëm, por botëror: t’u kthesh njerëzve një domethënie shpirtërore, shqetësime shpirtërore. Të bësh të bjerë mbi ujë diçka që i ngjan një kënge gregoriane. (…) Ne nuk mund të jetojmë nga frigoriferët, nga politika, nuk mund të jetojmë së luajturi me letra dhe me fjalëkryqe!

Ne nuk mundemi më! Ne nuk mund të jetojmë pa poezi, pa ngjyra dhe pa dashuri.” Këto fjalë edhe sot gjejnë kuptimin e tyre të plotë. Ato korrespondojnë me atë që duhet të jetë një politikë e vërtetë kulturore: një mision madhor i artit dhe i mendimit që duhet të gjejë shprehjen e vet më të plotë dhe imediate ndërsa mishëron nevojën jetike dhe më të thellë të banorëve të botës.

Si botuese e revistës Art & Trashëgimi, ndjej një kënaqësi shumë të madhe që së bashku me këtë ekip të mrekullueshëm arritëm të bëjmë realitet ëndrrën tonë të përbashkët, dhe t’i ofrojmë lexuesit shqiptar dhe atij të huaj një copëz arti, një copëz historie, një copëz poezie dhe një frymë nga shpirti i paepur dhe i përjetshëm i Shqipërisë. Jam e bindur se ky botim, i cili ka marrë si mision shpluhurosjen e historisë dhe promovimin e trashëgimisë dhe të vlerave tona, dhe që e sjell atë të lexueshme dhe të kapshme nga të gjithë, do të mbushë një hapësirë boshe në fushën e botimeve dhe të periodikëve shqiptarë në fushën aq të gjerë dhe komplekse të kulturës dhe të dijes.

Ideja për të nisur një aventurë të tillë, ka nisur prej disa vitesh, së bashku me vet ARGJIRON, e cila me këmbëngulje ka tentuar vazhdimisht ta realizonte, por u desh pikërisht ky partneritet me Qendrën e Studimeve Albanologjike që një objektiv kaq madhor, i shumëdëshiruar dhe impenjativ të bëhej realitet.

Trashëgimia nuk ka asgjë të ngrirë, pasi ajo zhvillohet me shoqëritë, të cilat e mbajnë atë dhe e bëjnë që të jetojë. Trashëgimia është një kujtesë e gjallë, dhe ne do të mundohemi që me nismën tonë të kontribuojmë sadopak në mbajtjen gjallë të kësaj kujtese. Sot, Shqipëria ka të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dy site: atë të Butrintit dhe qendrat historike të Beratit dhe të Gjirokastrës, pa harruar dhe listën e trashëgimisë jomateriale te UNESCO-s ku bën pjesë polifonia shqiptare, si dhe Kodikët e Beratit, të

cilët janë pjesë e Kujtesës së Botës, program dhe ky i UNESCO-s. Ky inventar uneskian është shumë i rëndësishme sepse na ndihmon që të shoqërojmë më mirë zhvillimet e këtij koncepti të trashëgimisë, dhe të ndërgjegjësohemi dhe të ruajmë pasurinë dhe kujtesën e popullit tonë. Repertorimi në listat e UNESCO-s dhe programet e ndryshme të saj, i pasurisë monumentale dhe jomateriale shqiptare është një famë ndërkombëtare që përkthehet në një tërheqje turistike të jashtëzakonshme në të tashmen dhe në të ardhmen, gjë që nxit gjithashtu dhe zhvillimin shumëplanësh të territoreve tona. Shqipëria, si një sirenë në brigjet e Mesdheut, do të magjepste me zërin e historisë, të kulturës, të artit, të letërsisë dhe të vet shpirtit të saj për shekuj me radhë udhëtarët, studiuesit, artistët, ashtu si sirenat mithologjike me zërin e tyre magjepsnin Odisenë. Por magjepsja shqiptare nuk i përhumb admiruesit e qytetërimeve, si sirenat Odisenë; ajo i drejton ata për tek njohja me e thellë e shpirtërores për të cilën aq shumë sot shoqëria njerëzore ndjen nevojë të ngutshme.

Në pikëtakimin e lokales dhe globales, menaxhimi i trashëgimisë shqiptare që tashmë bën pjesë në atë botërore, na shtyn të mendojmë globalisht dhe të veprojmë lokalisht për të pasur më shumë kujdes në qasjen tonë karshi trashëgimisë kulturore kombëtare. Shqipëria është e angazhuar në rrugën e saj të integrimit evropian, dhe është pikërisht kultura dhe trashëgimia jonë që do të jenë pasaporta më e mirë në Evropë. Është pikërisht ajo që na ndihmon që t’i japim kuptim jetës. Kultura propozon shpesh përgjigje për atdheun shpirtëror në kërkim të identitetit. Jean Monnet, babai themelues i Evropës, ka thënë: “Nëse do të duhej të ribënim Evropën, do t’ia kishim nisur nga kultura!”

Ilda Mara – drejtoreshë e revistës

Përmbajtja e revistës

Berati: qyteti i bardhë
Palimpsest: Zgjojmë bukuroshet e fjetura
Palimpsest: Waking up the sleeping beauties
Ardian Marashi

 

Berati Historik
Ju rrëfej si ishin shqiptarët në shekullin e XVIII
Prof. Kristo Frashëri

Banesat në qendrën historike të Beratit
Emin Riza

Vështrim i shkurtër mbi lashtësinë e qytetit të Beratit
Luan Përzhita

Një familje e shquar feudale shqiptare: Muzakajt
A prominent albanian feudal family: the Muzakas
Pëllumb Xhufi

Berati, me njerëzit dhe kohët e tij
Ben Andoni

Ura e Goricës, pse duhet të planifikohet për restaurim?
Genc Samimi, Dritan Çoku

 

Ikonografi & Art
Ndërtimet e kultit të krishterë në qytetin-muze të Beratit
Christian cult buildings in the museum town of Berat
Aleksandër Meksi

Arti islam në Berat
Kastriot Dervishi

Onufri dhe misteret e tij
Mustafa Arapi

Berati dhe Kodikët Beratinus
Berat and Codex Beratinus
Shaban Sinani

Berati mes epit mesjetar dhe lirikës romantike
Bavjola Shatro

Vehxhi Buharaja, mistikë dhe logos në kulturen shqiptare
Bavjola Shatro

Veshjet e Beratit
Traditional folk costumes of Berat
Afërdita Onuzi

Tradita e argjendarisë në Berat
Kastriot Dervishi

 

Restaurim
Si u restaurua Berati në vite
Genc Samimi

Gorica… Përtej urës së Madhe të Pashait
Ben Andoni

 

Politikë
Genc Pollo: Berati është unik për Shqipërinë
Genc Pollo: Berat is unique in Albania
Ben Andoni

 

Biznes
Kantina Çobo, Vera Unike “Made in Albania”
Milena Selimi

 

 

I ftuar
Partneritet ndërkombëtar për shpëtimin e monumenteve
International Partnership to the Rescue of Monuments
Bertrand du Vignaud

 

Arte Pamore
Thanatologjia e shpresës
The thanatology of hope
Gëzim Qendro

Ja si e rizbuluam Onufrin në Maqedoni
Dr. Moikom Zeqo

 

Një monument nga bota
Mali Athos dhe shqiptarët
Ben Andoni

 

Opera
Opera “Werther” dhe “Turandot” Rikthehen
Saimir Pirgu dhe Josif Gjipali
Intervistë me Eva Golemin
Milena Selimi

 

Teatër
Ligji përballë artistëve shqiptarë

Kastriot Çipi
Romeo dhe Zhulieta: Një Shekspir tek ‘Shekspiri’ në Tiranë
Milena Selimi

Artista Shqiptarë
Tedi Papavrami: Gjuha e muzikës nuk njeh kufij…
Milena Selimi

 

Editorial
Një revistë për artin dhe trashëgiminë
A Review on Art and Heritage
Ilda Mara

 

Në kopertinë
Shën Mëria me Krishtin në anën e djathtë. Një nga zgjidhjet e rralla të ikonografisë në këtë formë, Onufri
Fotografuar nga Jutta Benzenberg