5 Shtator, 2023

Nëse keni një fëmijë në moshë gjimnazi, këto janë librat që Shtëpia e Librit sugjeron se duhet t’i rekomandoni për të lexuar.

1. I huaji, Albert Camus

Kryevepra fjalëpakë mbi një vrasje në Algjeri e nobelistit Albert Camus, një prej intelektualëve më të anhazhuar për shoqërinë në shekullin e njëzetë është e famshme për diagnostikimin, me qartësi thuajse shkencore atë gjendje alienimi të pamëshirë dhe lodhjeje shpirtërore që karakterizoi shumicën e atij shekulli.

2. Një dhomë më vete, Virginia Woolf

Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.

3. Për kë bie këmbana, Ernest Hemingway

Një roman për dashurinë, miqësinë dhe pasionin e zjarrtë për liri dhe drejtësi të të riut Robert Jordan, një vullnetar amerikan në Luftën Civile të Spanjës.

4. Shkretëtira e tartarëve, Dino Buzzati

Një ushtar i rii etur për lavdi kalon jetën në pritje të gjatë për një armik që dështon të shfaqet. Ky është romani më me ndikim i ekzistencializmit italian.

5. Obelisku i zi, Erich Maria Remarque

Një i ri, veteran i Luftës së Parë Botërore ka gjetur punë në një kompani varresh monumentale falë talentit të tij për vizatime të bukura. Ndërsa nga zyra e kompanisë hedh sytë tinëz te lojërat sensuale të një komshijeje aty pranë, Ludviku ndjen dallgën e ndryshimit në atdheun e tij dhe fillon të mendojë se jeta është më shumë se sa thjeshtë të nxjerrësh jetesën si shitës varresh monumentale.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>