nga Admin

10 Nëntor, 2012

Xhelozia, fytyra tjeter e dashurise, Willy Pasini

Xhelozia, fytyra tjeter e dashurise, Willy PasiniPërse, ndonjëherë, nuk dimë si t’i rezistojmë shtysës për të kontrolluar të fshehtën e thirrjeve të celularit të partnerit tonë, edhe pse mund të mos kemi motive për dyshime në besnikërinë e tij? Përse papritur ndryshojmë humorin kur na flet me entuziazëm për një koleg të ri? Sepse xhelozia, ndryshe nga çfarë besojmë, nuk lind nga një sjellje e dyshimtë e njeriut të dashur dhe as nga tradhtia e hapur e tij, por është një ndjenjë e secilit prej nesh e provuar qysh nga fëmijëria, kur dashuria për nënën është shoqëruar gjithnjë me frikën e humbjes së saj.

Në këtë libër, Villy Pasini analizon ndjenjën e xhelozisë në të gjitha aspektet e saj, bazuar në studime mbi shumë meshkuj e femra, duke e shoqëruar analizën e tij me shumë shembuj konkretë. Nuk mungojnë në këtë libër ndikimet terapeutike, këshillat teorike, sugjerimet praktike, të gjitha të frymëzuara nga një parim themelor: nevoja për t’u dashur nga të tjerët dhe frika e humbjes së dashurisë, janë të pranishëm në zemrën e çdo burri dhe të çdo gruaje.

Xhelozia, sikurse çdo ndjenjë, nuk duhet mohuar (për t’u ndjerë fajtor apo i turpëruar), apo të shfaqet me sjellje agresive dhe të dhunshme (prej keqkuptiumeve të dashurisë tënde apo prekjes së nderit). Përkundrazi, xhelozia duhet pranuar hapur, duhet “edukuar”, duhet transformuar nga xhelozi “negative”, patologjike, kriminale në një xhelozi “të mirë”, drejt asaj afrodiziake që na ndihmon për të zbuluar emocione të reja dhe i rikthen në normalitet raportet e çiftit.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >