nga Admin

30 Nëntor, 2015

festat e fundvitit

festat e fundvititPërshëndetje miq,

Fillimi i dhjetorit është periudha e vitit kur të gjithë jemi duke menduar seriozisht për festat dhe dhuratat e fundvitit!

Për ne si librari, eksperienca e këtyre 7 viteve të fundit na ka treguar që kjo periudhë nënkupton rritje të ngarkesës me porositë dhe rrjedhimisht edhe nevoja për t’iu përgjigjur klientëve tanë në kohë sidomos duke ditur që shumë prej porosive janë për efekt dhuratash.

Ndaj, nisur nga eksperienca e deritanishme dhe fakti që shërbimet postare janë mjaft të ngarkuara gjatë kësaj periudhe, dëshirojmë t’ju inkurajojmë që nëse dëshironi ta merrni porosinë tuaj përpara fundvitit të synoni ta bëni porosinë tuaj brenda datës 10 dhjetor.

[Udhëzues: 4 hapa si të porosisni libra nga faqja]

Sugjerojmë fort që sidomos klientët që dëshirojnë të dërgojnë porosi në Amerikë, Azi dhe kryesisht jashtë Europës ta respektojnë këtë afat që t’i japin vetes dhe sigurisht edhe neve kohë për t’a përmbushur porosinë.

Ndërsa për klientët tanë nga Europa afati deri në 10 Dhjetor është i arritshëm.

Në vitet e kaluara, ngarkesa dhe kërkesat e shumta nuk na kanë lejuar që të jemi aq korrekt sa do të donim me të gjitha porositë, ndaj është synimi dhe dëshira jonëështë të jemi sa më transparent dhe korrekt për shërbimin që ofrojmë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mirëpresim cdo pyetje apo kërkesë tjetër që mund të keni!

Përzemërsisht,

Elvisi & Gjergji

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>