nga Admin

4 Korrik, 2012

Librat e Dan Brown

Librat e Dan BrownPër të katërtin vit më radhë, autori i romanit bestseller, ‘Kodi i Da Vincit’, e kryeson listën e shkrimtarëve që kanë dhuruar më së shumti për dyqanet humanitare të Oxfam.

Dan Brown mund të mos jetë më shkrimtari më së shpejti i shitur i të gjitha kohërave, duke e humbur këtë rekord javën e kaluar nga shkrimtarja EL James dhe romani i saj erotik ‘Fifty Shades of Grey’, por autori i ‘Kodi i Da Vincit’ e ka ruajtur një tjetër: ai ka dalë në krye të listës së Oxfam-it të shkrimtarëve që kanë dhuruar më së shumti në dyqanet e tyre të bamirësisë, transmeton gazeta Express.

Shkrimtari kriminalistik skocez Ian Rankin ishte i dyti në listën e shkrimtarëve që kanë dhuruar librat e tyre për dyqanet e Oxfam-it, i ndjekur nga James Patterson, Alexander McCall Smith dhe John Grisham.

Shkrimtari amerikan i romaneve triler, John Grisham, u fut në listën e shkrimtarëve që kanë dhuruar më së shumti për herë të parë këtë vit.

Burimi: Koha.net

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>