Kujtimet e artistit Mark Shagal

0
467

Jeta ime, Kujtimet e Marc Chagall

Sapo kanë dalë në shqip libri me kujtimet e artistit, piktorit të mirënjohur Mark Shagal.

Mark Shagall është një nga artistët më të suksesshëm të shekullit XX. Biografia e tij “Jeta ime”, e njohur edhe si “Mein Leiben” ose “Ma vie”, u shkrua nga Shagalli në Moskë, ndërmjet viteve 1921 dhe 1922, kur ai ishte tridhjetë e pesë vjeç.

Lirike dhe evokative, biografia e Shagallit duket sikur lidhet me një doktrinë të lashtë, sipas së cilës piktura, ashtu si poezia, duhet të simbolizojë eksperiencat e jetës, si dhe ndjesitë që ato evokojnë. Në rininë e tij, Shagalli kishte ëndërruar të bëhej poet dhe gjatë gjithë jetës mbeti dashamirës i poezisë.

Libri i tij “Jeta ime”, në vetvete një poezi në prozë, është një vepër e rëndësishme në karrierën e Shagallit. Ai është një eksplorim i mrekullueshëm i kujtimeve të tij çifute – ruse për fshatin e tij të dashur Vitebsk dhe për “takimin” me avangardën në Parisin e fillimit të shekullit të njëzetë. Libri është një shembull i mirë i ndjeshmërisë dhe spiritualitetit të Shagallit.