nga Admin

18 Tetor, 2008

Një skandal i varrosur prej kohësh mund të rrënojë reputacionin e tij prej gjigandi
Nga The Economist

Milan KunderaRomanet e gjalla të Milan Kunderës analizuan ndarjen tragjike të Europës qëndrore nga pjesa tjetër e kontinentit. Vepra si “Lehtësia e Papërballueshme e Qënies” foli pr jetët e turbulluara apo rrënuara nga totalitarizmi. Historia e Miroslav Dvoracek, një spiun cek për perëndimin, mund të përshtatet mirë për një roman të Kunderës. I kapur nga policia sekrete në vitin 1950 ndërsa gjendej në një mision sekret në Pragë, ai u torturua dhe vuajti 14 vjet në një kamp internimi. Qe me fat që nuk u ekzekutua. Ai kaloi gati gjashtë dekada duke besuar se një mikeshë e fëmijërisë së tij, Iva Militka e tradhëtoi; ai e kishte takuar atë në mënyrë të pamenduar gjatë një udhëtimi klandestin. Në rë njëjtën kohë, ajo akuzonte veten se kishte folur tepër hapur mbi vizitorin e saj me miqtë e saj studente. Tashmë, një dokument i policisë, i gjetur nga Adam Hradilek, një historian në Institutin e Studimeve mbi Regjimet Totalitare në Pragë, tregon se qe një nga këto miq, i riu z.Kundera që kishte spiunuar.

Z.Kundera, i cili është tërhequr nga jeta publike prej dekadash, këmbëngul se nuk është përzjerë në këtë cështje dhe se është i habitur nga dokumenti. Dokumentet e kohës së komunizmit janë tërësisht të pabesueshme për nga lloji. Por një deklaratë nga arkivat Ceke, thotë se ai dokument nuk është i falsifikuar; ngjarja (nëse ka ndodhur) mund të shpjegojë se si z.Kundera, në atë kohë në telashe me autoritetet, u lejua të qëndrojë në universitet edhe pse ai qe përjashtuar nga Partia Komuniste.

E vërtetë apo jo, ngjarja i bën jehonë temës së fajit, tradhëtisë dhe interesit vetjak që gjendet me bollëk në punën e vetë Kunderës si “Lehtësia e Papërballueshme”. Te “Pronari i Celësave”, një pjesë teatrale e publikuar më 1962, heroi vret një dëshmitar i cili e sheh atë duke strehuar një ish-dashnore nga Gestapo.

Ashtu si Z.Kundera ka shkruajtur me aq elokuencë, “beteja e njeriut kundrejt pushtetit është një betejë mes kujtesës dhe harresës.” Nën totalitarizëm, përralla të të vërtetë të mira e të këqija, shpesh tregonin të vërtetën. Disa heronj të Pranverës së Pragës të vitit 1968 kanë qenë mbështetës enthuziastë të spastrimeve masive të regjimit Stalinist pas pucit komunist të vitit 1948.

Z. Hradilek e mori me mend se kishte gjasa që z.Kundera ndoshta veproi në interes të vet personal, jo për keqdashje apo për bindje. Miliona njerëz u përballën me zgjidhje të tilla në ato kohë. Disa e mbajtën këtë përgjegjësi, shumica jo. Episode të panumërueshme si ky soollaten në të gjithë Europën Lindore si një mjegull e padukshme helmuese.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>