nga Admin

23 Tetor, 2008

Në Kërkim të Kohës së Humbur ose Kujtimi i Gjërave të Shkuara (Frëngjisht À la recherche du temps perdu) është një roman gjysëm-autobiografik me shtatë vëllime nga Marsel Proust. Kjo është vepra e tij më e fashme dhe shumë popullore për shkak të gjatësisë së madhe dhe për shkak të nocionit të kujtesës. Vepra Në Kërkim të Kohës së Humbur ka fituar zemrat e lexuesve që kur botua për herë të parë.

Prusti filloi ta shkruajë këtë vepër në vitin 1909 dhe e vijoi punën deri në vitin 1922, kur vdiq. Ajo u botua në Francë pjesë pjesë mes viteve 1913-1927. Shumë nga idetë, motivet dhe skenat e romanit shfaqen në formë të përvijuar edhe në romanin e papërfunduar të Prust Jean Santeuil (1896-99), si dhe në hibridin e papërfunduar të esesë filozofike dhe historisë, Contre Sainte-Beuve (1908–09).

Prust vdiq para se të përfundohej rishikimi i pjesëve finale. Vëllai i tij Robert redaktoi tre vëllimet e fundit, të cilat u publikuan pas vdekjes.

Publikimet fillestare
Megjithëse botime të ndryshme e ndanë këtë vepër në një numër të ndryshme librash, Në Kërkim të Kohës së Humbur është një roman i ndarë në shtatë pjesë.

Pjesa e parë: Du côté de chez Sëann (1913) u refuzua nga shumë shtëpi botuese të rëndësishme. Prusti pranoi që të paguajë koston e publikimit vetë. Kur u publikua, u reklamua s pjesa e parë e një romani me tre vëllime.
Du côté de chez Swann është i ndarë në katër pjesë: “Combray I” (në disa raste përkthyer si “Overture”). “Combray II,” “Kur dashuronte Suani,” botohet shpesh si roman më vete, (kjo është pjesa e veprës së Prustit e përkthyer në shqip. Romani përbën historinë e kufizuar të dashurisë së Sharl Suanit, ajo verësohet gjerësisht si një hyrje e mirë te vepra e Prustit dhe shpesh është pjesë e programit mësimor të shkollave franceze. Herët në vitin 1914, André Gide, i cili qe pjesërisht përgjegjës për refuzimin e shtëpisë botuese NRF për botimin e tij, i shkoi Proust-it për t’i kërkuar ndjesë dhe për ta uruar për romanin. “Për shumë ditë unë nuk isha në gjendje të lija mënjanë romanin tuaj… Refuzimi i këtij romani do të mbetet gabimi më i rëndë që është kryer ndonjëherë nga NRF, dhe për shkak se unë mbaj turpin e të qenit kaq shumë përgjegjës për këtë, do të mbetet gjithashtu një nga pendimet më të mëdha të jetës sime”. Gallimard (dega e publikimeve e NRF) shprehu gadishmërinë për të publikuar pjesën tjetër të veprës, por Proust refuzoi.

Volumi 2: Nën Hijen e Vashave në Lulëzim, À l’ombre des jeunes filles en fleurs (1919), qe gati për publikim në vitin 1914, por u shty për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Në të njëjtën kohë, shtëpia e parë botuese u mbyll sepse botuesi hyri në shërbimin ushtarak. Kjo gjë e detyroi Proust-in të kalojë te Gallimard, ku u botua e gjithë pjesa tjetër e veprës. Ndërkohë, romani vijoi të rritej në gjatësi dhe konceptim.

Nën Hijen e Vashave në Lulëzim fitoi cmimin Goncourt më 1919.
Volume 3: Le Côté de Guermantes u botua fillimisht si: Le Côté de Guermantes I (1920) dhe Le Côté de Guermantes II (1921).

Volumi 4: Dyzet faqet e para të Sodome et Gomorrhe u publikuan fillimisht në fund të Le Côté de Guermantes II, ndërsa pjesa tjetër u publikua si Sodome et Gomorrhe I (1921) dhe Sodome et Gomorrhe II (1922). Kjo qe pjesa e fundit e publikuan nën mbikëqyrjen e vetë Proust-it, pak para se ai të vdiste në nëntor 1922. Publikimi i volumeve të mbetura u krye nga i vëllai, Robert Proust dhe Jacques Rivière.

Volumi 5: La Prisonnière (1923), është pjesa e parë e seksionit të romanit të njohur si “Le Roman d’Albertine” (”Romani Albertin”). Lënda për këtë volum i zhvillua gjatë publikimit të volumit të parë dhe të dytë.

Temat
Proust shkroi në romanin e tij për Luftën e Parë Botërore, përfshirë bombardimin e Parisit; vendet e fëmijërisë së autorit u bënë një fushëbetejë ku 600 mijë gjermanë humbën në betejën për Méséglise.

Megjithëse Proust shkroi në të njëjtën kohë me Sigmund Freud, ata nuk e njihnin njëri tjetrin dhe nuk lexuan asgjë nga vepra e secilit.

Roli i kujtesës është qëndror për romanin. Kur gjyshja e autorit vdiq, agonia e saj përshkruhej në dukje sikur po tërhiqej mënjanë, ndërsa kujtimet duket sikur dalin jashtë saj. Një pjesë e madhe e veprës së tij ka të bëjë me natyrën e artit. Prust zhvilloi një set teorish mbi artin, sipas të cilave, ne të gjithë jemi në gjendje të prodhojmë art, në rast se me art ne kuptojmë nxjerrjen e eksperiencave jetësore dhe transformimin e tyre në mënyrë që të tregojnë kuptim dhe dije. Edhe muzika është diskutuar në sasi të konsiderueshme. Vlerat artistike të veprës së Vagnerit shqyrohen me hollësi. Homoseksualiteti është një temë madhore e veprës, vecanërisht te pjesa Sodoma dhe Gomora. Megjithatë, autori qe heteroseksual. Personazhi kryesor Suani, dyshon se e dashura e tij Odeta ka marrëdhënie lesbike (ai martohet më vonë me të). Disa personazhe jo të parëndësishme, prezantohen si homoseksualë.

Vetë treguesi i ngjarjes është një njeri i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar, identiteti i të cilit mbahet i përgjithshëm.

    • Librat qe ne ofrojme, mund te porositen vetem nepermjet faqes online, ndaj nuk kemi informacion se ku mund te gjenden ne Prishtine.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >