nga Admin

6 Nëntor, 2008

Gabriel Garcia MarquezShkrimtari kolumbian Gabriel García Márquez një herë nënvijëzoi se “Çdo shkrimtar që ka respekt për veten, duhet të ketë një biograf anglez”. Zorr se ai mund të gjente një më të plotë sesa Gerald Martin, i cili shpenzoi 15 vjet të jetës së tij për të arritur në një biografi voluminoze prej 664 faqesh.

Përmes një biografie të paautorizuar mbi Nobelistin, ajo është një “biografi e tolerueshme” sipas cilësimit që i dha vetë Martin. Kjo shpjegon njohuritë e paprecedent që Martin ka mbi subjektin e punës së tij si dhe miqësinë që ka me të afërmit, miqtë, kolegët, rivalët si dhe dashuritë e vjetra. Krerë shtetesh, përfshirë Fidel Kastron e Kubës dhe Felipe Gonzalesin e Spanjës, dëshmuan vullnetarisht, sëbashku me kremin e elitës letrare hispanike.

Njeqind vjet vetmi, Gabriel Garsia MarkesPengesa e parë me të cilën Martin u përball, qe ironikisht, bollëku i materjaleve të publikuara. Ka një sasi të jashtëzakonshme shkrimesh që interpretojnë punën e romancierit më të famshëm latino-amerikan që është ende gjallë. Shumë punime biografike ekzistojnë – përfshirë edhe kujtimet e vetë Markezit, “Të Jetosh për të Treguar Rrëfenjën” – por të gjitha janë të pjesshme ose të pathemelta.

Një pengesë tjetër qe “mitomania” e shumëdokumentuar e Markezit: “Ai pati treguar shumicën e ngjarjeve të njohura mbi jetën e tij në shumë variante, secila prej varianteve kishte sëpaku një element të vërtetë.” Kur përballej me variantet kundërthënëse të ngjarjeve, dhe kur nuk mund të verifikonte të vërtetën lotësisht, Martin vendosi në mënyrë të mëncur t’i paraqesë të gjitha variantet.

Dashuria ne koherat e koleres, Gabriel G. MarquezMartin e fillon me historinë e tij familjare. Kjo është thelbësore, sepse ai tregon në mënyrë bindësie, se bota plot fantazi që Markez krijoi i detyrohet më së shumti ngjarjeve të paraardhësve të vet si gjyshi, Nicolas Marquez, një veteran i luftës civili Kolumbiane të shekullit të 19. Jo më pak e rëndësishme qe marrëdhënia e vështirë e shkrimtarit me të atin e tij kokëfortë Gabriel Eligio, dhe nënën e tij të shumëvuajtur Luisa Santiaga, dashuria e të cilëve frymëzoi atë për romanin e dytë më të famshëm, “Dashuri në Kohërat e Kolerës”.

García Márquez lindi dhe u rrit në Arakataka, një qytezë e vogël pranë bregut të Kolumbisë mbi Karaibe. Më 1927, vitin kur ai lindi, ai qe një vendbanim kufitar në fund të bumit të prodhimeve të bananeve, që shpejt do të lihej në harresë. Nisja qe e pafat për “Gabon”, gjithsesi vitet e para të jetuara nën catinë e prindërve dhe gjyshërve siguruan një ushqim të vazhdueshëm për fantazinë e tij.

Pas shkollës, ai filloi të shkruajë, ndërsa studimi për juruspudencë në Bogota e mërziti. Kur protesta të dhunëshme filluan pas vrasjes së një politikani të rëndësishëm libera, ai u bashkua me plackitësit. Ai mbajti më vonë dorëshkrimin e romanit të tij të parë në një cantë lëkure që e pat vjedhur gjatë trazirave.

Kujtim kurvash te trishta, Gabriel Garcia MarquezQyteti i Kartagjenës në buzë të Karaibeve që më i pëlqyeshëm për djeshmëritë e tij  costeno, (bregdetare). Qe atje vendi ku filloi karrierën e tij si gazetar si dhe vendi ku fitoi reutacionin si dashnor. “Ai nuk qe kurrë një pijanec dhe natyrisht as një burracak, megjithëse ka prova të forta se ai qe një kurvar i rregjur dhe diskret”. I paaftë për të paguar qeranë, ai jetoi në një shtëpi publike dhe shkoi letra për prostitutat.

Zbulimi i Europës prej tij – ai u nis fillimisht për një udhëtim të shkurtër, – zgjati dy vjet e gjysmë dhe qe shumë i rëndësishëm për ndjenjat e tij politike. Në Paris ra deri në atë pikë sa filloi të mbledhë shishe për të fituar para si dhe të rrëmonte nëpër hambarë për të gjetur ushqime. Aty filloi gjithashtu një histori dashurie me Spanjollen Tachia Quintana, me të cilën përpak sa nuk pati një fëmijë. Kjo qe një ngjarje për të cilën Markezi refuzoi të flasë me Martin, duke i kujtuar atij se: “cdokush ka tre jetë: një publike, një private dhe një sekrete”.

Kur karriera letrare e Markezit pati një shans të mirë, gjaku i biografit ngrohet. Një kapitull mbi krijimin e “Njëqind vjet vetmi” është plot gjallëri. Ai përshkruan gjendjen si në trans në të cilin ai u shkrua, dhe se si, pasi u plotësua, autori nuk kishte para të mjaftueshme për të postuar dorëshkrimin.

Martin nuk e shmang kritikën më të rëndë që i është bërë Markezit: miqësinë e tij me Kastron dhe paaftësinë e tij për të folur mbi abuzimet e rregjimit diktatorial kuban. Ndoshta ai qe “intoksikuar nga fuqia” por, ndërsa shkëlqimi i tij u rrit, “pushteti qe sërish, një tërheqje e parrezistueshme për të”.

Si një biografi e “toleruar”, Martin e trajton subjektin e tij me respekt këmbëngulës. Disa cështje janë shpuar lehtë – një akuzë për plagjaturë, psh, është përshkruar me një fjali të vetme. Vëllimi përfundon me nota melankonie. Dikur një lojtar me ndikim në cështjet e Amerikës Latine, mosha dhe shpejtësia e ngjarjeve botërore të kohëve të fundit, e kanë kufizuar Garcia Marquez-in të stuket në “privilegjin e pakëndshëm” e të qenit i famshëm. është edhe fakti që ai ndoshta ka humbur vullnetin për të shkruar një libër të ri. “Kam shkruajtur boll ajo jo?”pyet Martin shkrimtari i famshëm. “Njerëzit nuk duhet të zhgënjehen, ata nuk mund të presin më asgjë prej meje, apo jo?” E vërtetë. Ne i kemi sakaq romanete tij. Dhe tai, për fat të mirë, ne kemi edhe këtë biografi monumentale.

Marrë nga Financial Times

  • Sapo mbarova se lexuari librin e trete nga G. G. Markes dhe mbeta perseri e mahnitur. Ajo qe me terheq me shume tek ky autor eshte fakti se shkruan pa hyunezuar personazhet e tij. Nese lexon librin ne vend qe te perkrahesh veprimet e personazheve ai te largon nga ta dhe te ben ti shohesh ashtu sic eshte njeriu ne te vertete.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >