23 Prill, 2020

Një nga veprat më me ndikim të fushës së psikologjisë sociale në histori, ky libër është një mjet që ka krijuar këtë fushë studimi përmes analizimit në detaje të sjelljes së masave. Ky libër ka pasur ndikim të thellë jo vetëm mbi Frojdin por edhe në mjeshtrat e shekullit të njëzetë të kontrollit të turmave si Hitleri apo Musolini – të cilët mund të kenë përdorur vëzhgimet e tij si udhërrëfyes për të ndezur pasionet e turmave. Në fjalët e autorit, “Masat nuk kanë qenë kurrë të etura për të vërtetën. Kushdo që i furnizon ata me iluzione bëhet me lehtësi padroni i tyre; kushdo që përpiqet të shkatërrojë iluzionet e tyre do të bjerë gjithmonë viktimë e tyre.” Megjithëse ky libër përqendrohet te psikologjia e turmës, ai është gjithashtu shumë instruktues mbi efektet e besimeve gjerësisht të pranuara të qytetarisë së një kombi mbi proceset e historisë. Mes temave të mbuluara këtu janë karakteristikat e përgjithshme dhe uniteti mendor i turmës; ndjenjat dhe moraliteti i turmës; idetë e saj, fuqia arsyetuese dhe imagjinata; opinionet dhe besimet e turmës dhe mjetet e përdorura nga udhëheqësit për t’i bindur; klasifikimi i turmave, përfshirë grumbullimet kriminale dhe ato të elektrizuara, si dhe funksionimin e jurive penale dhe asambleve parlamentare. Një libër i domosdoshëm për t’u lexuar nga studentët e historisë, sociologjisë, ligjit dhe psikologjisë, Psikologjia e Popujve dhe e Turmave është gjithashtu i paçmuar për politikanët, shtetarët, investitorët dhe menaxherët e marketingut. Çdo studim i sjelljes së turmës, psiologjisë popullore, fashizmit e të tjera mundet fare mirë të fillojë me punën e Le Bon.

Kliko këtu për ta porositur.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>