23 Prill, 2020

Franz Kafka

Franz Kafka, (lindur më 3, 1883, Pragë, Bohemi, Austro-Hungari. – Vdiq 3 Qershor 1924, Kierling, pranë Vienës, Austri. Kafka ishte një shkrimtar i gjuhës gjermane i letërsisë vizionare veprat e të cilit – në veçanti romani Der Prozess (1925 Gjyqi apo Procesi) dhe novela Die Verëandlung (1915 Metamorfoza) – shpreh ankthin dhe alienimin që ndjenë shumë njerëz në Europën dhe Amerikën e Veriut të shekulli të njëzetë.

Në vitin 1902 Kafka takoi në pragë Max Brod, një letrar që u bë mik i ngushtë për të përgjatë të gjithë jetës dhe në fund, u bë promovuesi, shpëtuesi dhe interpretuesi i shkrimeve të Kaftës. Kafka studioi në Universitetin e PRagës dhe u doktorua në vitin 1906. Ai u punësua në një kompani sigurimesh një vit më vonë. Orët e gjata të punës në Assicurazioni Generali gjithsesi nuk i lejuan atij t’i përkushtohej shkrimit. Tuberkulozi e detyroi atë të bënte pushime të gjata pas vitit 1917 dhe e nxorri në pension në vitin 1922, dy vjet para se të vdisje. Në punën e tij ai konsiderohej i palodhur dhe ambicioz dhe u bë krahu i djathtë i shefit të tij.

Kafka konsiderohet njeri inteligjent dhe me humor në punën e tij të parë por gjatë orëve të natës ai rraskapitej duke shkruar.

Në vitin 1923 Kafka shkoi në Berlin për t’ia përkushtuar veten të shkruarit. Gjatë një pushimi në brigjet e Balltikut ai takoi Dora Dymant, një socialiste hebraike e re. Çifti jetoi në Berlin deri sa shëndeti i Kaftës u dobësua shumë në pranverën e vitit 1924. Ai vdiq në një klinikë tuberkulozi pranë Vienës.

Kafka botoi shumë pak nga krijimtaria e tij kur ishte gjallë ndërsa i dha porosi shokut të tij Brod të digjte shkrimet e pabotuara. Brod nuk ia zbatoi porosinë dhe botoi kryeveprat Procesi më 1925, Kështjella më 1926 dhe Amerika 1927.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>