8 Nëntor, 2018

Autori: Carlos Ruiz Zafón
Përktheu: Ledia Dushi
524 f., 1250 lekë
ISBN 978-99943-46-71-4

Në Barcelonën e muzgët të viteve ‘20, djaloshi i varfër David Martin ushqen një ëndërr sa të vjetër aq edhe universale: të bëhet shkrimtar. Kur fati befas i ofron rastin për të botuar një rrëfim të vetin, duket sikur më në fund suksesi i buzëqesh. Mirëpo pikërisht nga ky çast, jeta nis t’i nxjerrë pikëpyetje pa përgjigje, duke e ekspozuar si kurrë më parë në rreziqe të paparashikueshme dhe pasione të mëdha, krime të urryera dhe ndjenja të trazuara përgjatë rrugëve të një Barcelone herë të njohur e më shpesh të panjohur dhe shqetësuese, nga qoshet e së cilës përgjojnë vende dhe personazhe, që lexuesit e Hijes së erës kanë mësuar tashmë t’i duan. Kur Davidi vendos më në fund të pranojë propozimin e një botuesi të mistershëm – të shkruajë një vepër madhështore dhe revolucionare, e destinuar të ndryshojë fatet e njerëzimit – nuk e kupton menjëherë se pas realizimit të një vepre të tillë nuk do ta presin vetëm nderi dhe lavdia… Me një stil shkëlqimtar dhe një mjeshtëri të veçantë rrëfimi, Zafón-i kthehet të na udhëheqë nëpër misteret e Varrezës së Librave të Harruar, duke na dhuruar një histori ku cilën pasioni i pafund për librat, fuqia e dashurisë dhe forca e miqësisë gërshetohen edhe një herë në një bashkekzistencë të papërballueshme.

 

Porosite tani:

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>