8 Nëntor, 2018

Titulli: Flaka misterioze e mbretëreshës Loana
Origjinali: La Misteriosa Fiamma della Regina Loana
Gjinia: Roman
Autori: Umberto Eco
Shqipëroi: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 456
Pesha: 0.592 kg.
ISBN: 978-9928-217-75-2

Mbi librin

Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano, ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme – ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka lexuar, çdo varg poezie, por ai nuk di më emrin e vet, nuk e njeh gruan e vajzat e tij, dhe nuk i kujtohet asgjë nga fëmijëria.

Në përpjekje për t’u rimëkëmbur, gruaja e bind që të kthehet në shtëpinë e familjes ku është rritur, diku në kodrat midis Milanos dhe Torinos. Atje, në papafingon e shtëpisë, ai kërkon e gjen nëpër kuti gazeta të vjetra, libra vizatimorë, disqe muzikore, albume fotografish dhe ditarë të adoleshencës.

Dhe kështu Jambo nis e rrëfen historinë e brezit të tij: nga himni fashist “Giovinezza” te Musolini, nga edukimi katolik me ndjenjën e fajit te autorët e preferuar Salgari etj., aktoret e famshme dhe hartimet e shkollës.

Jeta që garon para syve të tij merr formën e një romani grafik. Jambo lufton përmes boshllëqeve të kujtesës për të kapur një imazh të thjeshtë dhe të pafajshëm: atë të dashurisë së tij të parë dhe për të rijetuar gjurmët e një përvoje të rëndë personale në vitet e Rezistencës.

Ideja e jetës, kufijtë dhe perspektivat e saj, janë rrëfyer në këtë roman përmes kujtimeve. Ky është një libër që të bën të mendosh e kuptosh se si automatizmi i ekzistencës i ka kthyer edhe gjërat më të rëndësishme në jetë, si të mirëqena. Dhe personazhit i duhet të humbë kujtesën që të rizbulojë botën! Një roman ku Eko, si kurrë më parë, hyn thellësisht në misterin e shpirtit njerëzor.

 

Porosite tani:

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>