nga Admin

13 Shkurt, 2008

Që kur libraria shqiptare në internet, www.ShtepiaeLibrit.com, filloi të funksionojë në shtator të vitit të kaluar, diçka nuk po shkonte siç duhet. Klientët tanë nga Kosova, kur hapnin një llogari, detyroheshin të rregjistroheshin si qytetarë të Serbisë, kjo për shkakun se kodet ISO pra dy germat që identifikojnë një vend si AL – për Albania, US – për SHBA, etj., përcaktohen nga OKB dhe Kosova, siç e dimë, nuk është anëtar i OKB-së ende. Nga sot, së paku te Shtepia e Librit, miqtë
tanë nga Kosova mund të hapin një llogari si qytetarë të Kosovës. Falë disa modifikimeve në program, ne arritëm t’i përcaktojmë Kosovës një kod para se surrokratët e OKB-së ta autorizojnë një gjë të tillë, kodin KS.

Këto “gjërat e vogla” që në arenën ndërkombëtare e paraqisnin Kosovën si pjesë të Serbisë, duke filluar nga prefiksi telefonik, e duke mbaruar te hapja e llogarive bankare, te kodi SWIFT, apo regjistrimet në internet, kodet postare etj., janë disi acaruese. Së paku rregjistrimi si qytetar i Serbisë nuk është më i nevojshëm te Shtepia e Librit.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>