17 Shtator, 2020

Knut Hamsun (1859-1952) Lindi në Gudbrandsdalen, Norvegji dhe u rrit në varfëri në Hamaroi në Nordland. Nga fëmijëria e hershme ai punoi si çirak për një këpucar, si punëto rruge, si punëtor ndërtimi, si edukator kopështi etj. Kjo ishte koha kur mijëra dhe mijëra norvegjezë dhe suedezë emigronin për në Amerikë për t’i shpëtuar varfërisë dhe Hamsun ishte një nga ata që kaloi disa vite në SHBA, duke udhëtuar apo duke punuar si shofer trami. Ai i publikoi përshtypjet e tij nga Amerika, të cilat ishin përgjithësisht satirike nën titullin Fra det moderne Amerikas Aandsliv (1889) [Jeta intelektuale e Amerikës Moderne]. Romani Sult (1890) [Uri] dhe pas tij, romani Pan (1894) solli famë për Hamsun ku Uri konsiderohet si romani i parë modern në letërsinë e Norvegjisë.

Puna e Hamsun tregoi një pakënaqësi të tij të madhe ndaj qytetërimit dhe besimin se vetëplotësimi i vetëm i njeriut gjendet te toka. Ky promitivizëm (dhe mosbesimi i tij ndaj çdo gjëje moderne), gjeti shprehinë e plotë te kryevepra e Hamsun Markens Grøde (1917) [Zgjimi i Tokës]. Punët e tij të hershme përqendrohen gjerësisht mbi një figurë vagabondi të përjashtuar që kundërshton në mënyrë agresive qytetërimin.

Punët e mëvona të Hamsun u përqendruan më pak në personazhe individuale dhe më shumë në sulme kundër qytetërimit.

Admirimi i Gjermanisë nga Hamsun e bëri atë simpatik ndaj pushtimit nazist të Norvegjisë më 1940. Pas luftës ai u dënua me sekuestrim prone dhe përkohësisht u vendos nën mbikëqyrje psikiatrike. Ai kaloi vitet e fundit të jetës në varfëri.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>