nga Admin

14 Mars, 2011

Autori J M Coetzee (foto)

Përshëndetje miq të librit,

Në vijim të bashkëpunimit tonë me Skanderbeg Books kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë fragmente të romaneve nga autori i mirënjohur Afrikano-jugor J. M. Coetzee.

Autori J M Coetzee (foto)Ai e fitoi çmimin “Booker” me novelën e tij të katërt, “Jeta dhe kohët e Michael K.”, një pasqyrim i drejtpërdrejtë të odisesë së heroit të tij nga qyteti për tek natyra e egër, dhe përsëri duke u përballuar me një luftë imagjinare në Afrikën e Jugut.

Një tjetër nga kryeveprat e tij “Disgrace” (Turpi), fitoi çmimin e dytë “Booker”, ku Coetzee hoqi përfundimisht maskën e tij për të shkruar historinë e një të vërtete të papërballueshme të një profesori të bardhë, i cili përfiton seksualisht nga një studente. Profesori pastaj shkon të jetojë me vajzën e tij në fshat, ku ajo dhunohet nga disa grabitës. Në vitin 2003, atij i’u akordua çmimi Nobel për letërsinë.

“Historia jonë është e tillë që njerëzve të zakonshëm u duhet të vendosin për gjëra të rëndësishme në situata të zakonshme, fare të rëndomta me të cilat ata nuk janë mësuar të përballen, – do të thoshte Coetzee në një nga intervistat e tij të pakta. – Mendoj se Afrika e Jugut këto 40 vitet e fundit ka qenë një vend ku njerëzit janë përballur me një realitet të vështirë dhe borxhe morale”.

J. M. Coetzee është një figurë vetmitari, një njeri i qetë, me sy joshës dhe që rrallë komunikon me shtypin. Preferon ta bëjë këtë me email. Aktualisht ai është profesor i jashtëm i Universitetit të Çikagos.

Librat e tij zakonisht janë të shkurtër, rreth 300 faqe, të koncentruara, duke fokusuar rrethanat personale në kushtet e aparteidit, regjimit racist në Afrikën e Jugut që keqtrajtonte shumicën zezake të popullsisë. Në veprat “Jeta dhe koha e Michael K.”, “Duke pritur barbarët” dhe të tjera, ai shkruan për burra dhe gra që përpiqen të mbijetojnë në jetën e vështirë atje.

Fragmente nga librat

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>