nga Admin

4 Mars, 2011

Doris Lessing (foto)

Përshëndetje miq të librit,

Në vijim të bashkëpunimit tonë me Skanderbeg Books kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë fragmente të romaneve nga autorja e mirënjohur britanike – Doris Lessing.

“Për Doris Lessing, për përvojën epike femërore, e cila me skepticizëm, pasion dhe fuqi përfytyruese, ia ka nënshtruar këtë qytetërim të ndarë shqyrtimit,” kështu u shpreh Akademia Suedeze gjatë akordimit të Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2007.

Doris Lessing (foto)Me përvojat e saj shkrimore dhe autentike, Lessing futet në radhën e grave që kanë lëvizur ujëra në botën e sotme, veçanërisht të marrëdhënieve mes gjinive.

Në krijimet e nobelistes angleze është i njohur fakti që personazhet e saj femra përpiqen të jetojnë po aq të lira sa edhe burrat. Për gati gjysmë shekulli, Doris Lessing analizoi thellësisht dhe me kurajë shumë çështje: rrethanat femërore, kolonializmin, komunizmin, mëmësinë, madje edhe rolin e saj në raport me këtë të fundit ajo e trajtoi pa kurrfarë mëshire. Pavarësisht faktit se ajo u përzje shumë në kauzën feministe, ajo nuk u bë nga detyra “feministe”.

Fragmente nga dy librat të saj:

Biografi e shkurtër

Doris Lessing lindi më 22 tetor 1919 në Kermanshah të Persisë (Irani i sotëm) si Doris May Taylor. I ati, Alfred Cook Taylor, ish-kapiten i ushtrisë britanike gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte një nëpunës banke. E ëma, Emily Maude Taylor, ishte infermiere. Më 1925 familja e saj shkoi në Rhodezinë Jugore (Zimbabve e sotme) me shpresën e një jete më të mirë. Lessing e përshkruan fëmijërinë e saj në fermë në pjesën e parë të autobiogtrafisë së saj me titull “Në lëkurën time” (Under My Skin), botuar në vitin 1994. Për disa vite punoi si një dado e re, telefoniste, sekretare, stenografe dhe gazetare dhe botoi shumë tregime të shkurtëra. Më 1939 u martua me Frank Charles Ëisdom, me të cilin pati dy fëmijë, John dhe Jean. Me të u divorcua në vitin 1943, për t’u martuar pas dy vjetësh me Gottfried Lessing, një emigrant gjermano-hebre, të cilin e pati njohur në takimet e grupeve marksiste, që merreshin më së shumti me çështjen e racave. Me të ajo pati një djalë. Lessing u bë anëtare e Partisë së Punës së Rhodezisë Jugore. Kur çifti u divorcua në vitin 1949, ajo mori djalin, Peterin, dhe shkoi në Londër ku u sistemua shpejt dhe u njoh si shkrimtare. Mes viteve 1952 dhe 1956 ajo ishte anëtare e Partisë Komuniste Britanike dhe mjaft aktive në lëvizjen kundër armëve bërthamnore. Për shkak të kritikave të saj kundër politikës së regjimit afrikano-jugor, asaj iu ndalua të hynte atje prej vitit 1956 deri në vititn 1995. Në “E qeshura afrikane: Katër vizita në Zimbabve (African Laughter: Four Visits to Zimbabëe), botuar në vitin 1992, ajo përshkruan kthimin pas në vitin 1982 në vendin ku ishte rritur. Doris Lessing jeton tani ne në Londër në moshë të thyer, pa e ndërprerë asnjëherë krijimtarinë e saj. Lessing është nga ato autore që ka eksperimentuar shumë në rrëfim.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>