nga Admin

1 Mars, 2011

Faqja e Skanderbeg Books (imazh)

Skanderbeg Books ofron fragmente nga librat përmes ShtëpiaeLibrit.com

Faqja e Skanderbeg Books (imazh)Shtëpia e Librit ka kënaqësinë t’ju njoftojë se Shtëpia Botuese Skanderbeg ka vënë në dispozicionin tonë fragmente nga botimet e veta, gjë që hap një fazë të re për ne dhe një fazë të re në promovimin dhe tregtimin e librave shqip në internet.

Skanderbeg Books (lista jone me libra) është një shtëpi botuese e mirënjohur për botimin në shqip të kryeveprave të letërsisë bashkëkohore dhe ka në qarkullim aktualisht rreth 100 tituj, mes të cilëve, kryeveprat e nobelistëve Orhan Pamuk, Elfriede Jelinek, Doris Lessing, J.M. Coetzee, Ian McEwan, Amos Oz, etj.

Publikimi i fragmenteve të librave te ShtëpiaeLibrit.com do t’i shërbejë lexuesve të zgjedhin më lehtë librat që dëshirojnë të lexojnë. Kjo praktikë është e zakonshme në botën e librit, por deri më sot, e panjohur në Shqipëri.

Metoda më e zakonshme e informimit të lexuesve mbi librat në vendin tonë deri tani ka qenë bazuar në konsultimin e lexuesve me njëri-tjetrin. Kjo metodë, ndonëse shumë e mirë, krijonte ngadalësi në qarkullimin e librave. Shumë libra kërkonin së paku një vit që të njiheshin nga publiku.

Kjo është hera e parë që një shërbim i tillë hyn në Shqipëri.

E themeluar në vitin 2001, Skanderbeg Books ka aktualisht mbi 100 tituj në qarkullim dhe pritet të publikojë edhe rreth 20 tituj të tjerë vetëm gjatë vitit 2011, duke u bërë një nga shtëpitë botuese më aktive në tregun shqiptar. Ndër botimet e parashikuara për vitin 2011 janë: Libri i zi nga Orhan Pamuk, Lakmia nga Elfride Jelinek, Sërish dashuri nga Doris Lessing, Lolita nga Nabokov si dhe katër romane nga Philip Roth.

E themeluar në vitin 2007, ShtëpiaeLibrit.com kryen promovimin, tregtimin dhe dërgimin e librave shqip në të gjithë botën përmes internetit si dhe tregtimin e tyre në Tiranë në librarinë fizike pranë qendrës tregtare Galeria Nasional (ish-Kinema 17 Nëntori). Faqja e internetit ShtëpiaeLibrit.com shërben gjithashtu si portal informimi për lexuesit. ShtëpiaeLibrit ka rreth 30 mijë vizitorë në muaj dhe rreth 2000 tituj në dispozicion të lexuesve.

Sqarim: Fragmentet e librave do të publikohen në ditët dhe javët në vazhdim. Ju ftojmë të ndiqni njoftimet e reja në faqen dhe blogun tonë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>