nga Admin

18 Mars, 2011

Lindja e ceshtjes came (foto)

Lindja e ceshtjes cameViteve të fundit çështja çame ka marrë një vëmendje disi më të madhe qoftë nga media qoftë në aspektin akademik dhe dokumentar të saj. Ndonëse kontributi i këtyre burimeve mbetet pozitiv, aspektet kryesore të kësaj çështje mbeten të pazgjidhura kryesisht si shkak i qëndrimit të pafuqishëm të klasës politike shqiptare.

Megjithatë, puna për zgjidhjen e kësaj çështje si dhe dokumentimin e mëtejshëm të saj vazhdon dhe së fundmi në këtë drejtim vjen edhe studimi më i ri i studiueses Blerina Namik Sadiku. Libri “Lindja e çështjes çame 1820-1943” u promovua së fundmi dhe ne kemi kënaqësinë t’ua ofrojmë vizitorëve dhe klientëve të Shtëpisë së Librit.

Video: Lindja e ceshtjes came (me leje nga Top-Channel.tv)

“Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t’i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.” – Hajredin Isufi

“Blerina N. Sadiku e sheh lindjen e çështjes çame si pjesë të historisë së rindërtimit gjeopolitik të Ballkanit pas dalejs së sundimit osman; që pati kosto e veta të rënda tek popujt e hershëm, sidomos tek shqiptarët. Kjo është një çështje tejet e ndërlikuar, me implikime të drejtpërdrejta të fuqisë së së traktateve ndërperandorake, të ndikimit të Fuqive të Mëdha, të historisë dramatike si u caktuan kufijtë e shteteve që shpallën pavarësinë nga ish- pernadoria osmane, deri tek marrëveshjet dypalëshe, të hapura e të fshehta, që kjo e fundit ndërtoi me shtetin grek, me qëllim që të garantoheshin interesat e tyre të përbashkëta.” – Prof. Dr. Shaban Sinani

“Libri: “Lindja e çështjes çame 1820-1943” i studiueseës së re Blerina N. Sadiku pasuron në mënyrë origjinale historiografinë mbi Çamërinë, e cila, me gjithë botimet e shumta të këtyre njëzet vjetëve të fundit, vazhdon të mbetet defiçitare në raport me interesimin e lexuesit e të vetë shkencës.

Ky libër, që përveçse është një akt i vërtetë dashurie i autores ndaj tokës së të parëve të saj, është, gjithashtu, një shpalosje të vërtetash historike, nga ato që dikush do të donte të mbeteshin të fshehta e të panjohura përjetë.” – Prof. Dr. Pëllumb Xhufi

Botime të tjera të disponueshme mbi çështjen çame:

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>