Gjergj Erebara
Në romanin “Bob Legjenda”, autorja Arlinda Guma krijon ngjarje që janë pjesë e realitetit të përditshëm, me personazhe që i flasin lexuesit shqiptar të kohës sonë. Janë rrëfenja që gjithkush mund t’i ketë dëgjuar në formë thashethemesh nga shoqëria e vet në ndonjë lokal te blloku, për ngjarje që u kanë ndodhur personave të njohur ose pak të njohur.
“Bob Legjenda” nuk është libri i dilemave të mëdha ekzistenciale, por i thërrmijave të jetës së përditshme në një qytet të zakonshëm.
Dialogjet rezervojne një surprizë që, herë zbulohet në fillim dhe herë në fund dhe që të japin shkas për të vënë buzën në gaz kur i lexon.
Ndërsa personazhet u hyjnë telasheve të veta të vogla të dashurisë dhe karrierës, Guma i vë kapakun librit duke integruar ironikisht në roman një reklamë, që ne të gjithë e shohim prej vitesh në televizione të ndryshme, një reklamë aq budallaqe, por që të ngulet në kokë në mënyrë të tmerrshme dhe që mund të konsiderohet si një shembull i arrirë i artit të mashtrimit në marketing.
“Bob Lgjenda” është një roman me një stil të këndshëm.