15 Maj, 2020

Pikturë e Egon Schiele,Gruaja me të Kuqe,

Një roman i shkurtër austriak i viteve 1930 u bë një simbol i epokës së dekadencës në letërsinë dhe artet e këtij vendi ndërsa magjepsi dhe fiksoi për dekada me rradhë një nga regjisorët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.

Shkrimtari Arthur Schnitzler kishte për profesion të parë mjekësinë dhe interes të veçantë psiikiatrinë. Ndërsa në jetën e tij të dytë si shkrimtar e nisi në vitin 1893 me një seri me shtatë drama me një akt në të cilat përshkruhen dashuritë rastësore të të rinjve të Vienës. Ai është sot shkrimtari që njihet për talentin për të krijuar personazhe, një fuqi për të përshkruar situata ndjesore të personasheve të tij dhe aftësinë për të krijuar situata humori, shpesh të shkëputura dhe melankonike.

Schnitzler nuk është se njihet shumë sot, por romani i tij më i famshëm, Traumnovelle, apo Ëndërr përjetoi një jetë të dytë falë fiksimit të një artisti tjetër të famshëm, regjisorit Stanley Kubrick.

Shumë e kanë parë filmin Eyes Wide Shot me pamjet sensuale të Nicole Kidman dhe fytyrën e shtrënguar nga emocionet të Tom Cruise, por pak e dinë se Kubrick njihet se bleu të drejtën e autorit të romanit ku u bazua ky film në vitet 1960 ndërsa thuhet se u mendua për realizimin e kësaj drame erotike mister psikologjik për më shumë se tre dekada, deri sa e realizoi, pak ditë para se të vdiste.

Romani Ëndërr u botua në vitin 1926 dhe paraqet transformimet psikologjike të Doktor Fridolinit përgjatë një periudhe dyditore pasi bashkëshortja e tij vetërrëfen fantazitë e saj seksuale me një mashkull tjetër.

Kubrick e zhvendosi ngjarjen në Nju Jorkun e viteve 1990 për të zbërthyer atë që konsiderohet si një nga thrillerat psikologjikë më të ngarkuar në historinë e filmit.

Kubrick vdiq gjashtë ditë pas prezantimit të montazhit final te producenti, Ëarner Boss. Pictures. Pas vdekjes së regjisorit, producenti modifikoi në mënyrë dixhitale disa nga skenat eksplicite seksuale për të siguruar lejimin e shfaqjes së filmit në kinema për shikuesit nën 17 vjeç.

Duke jetuar në Vienën e viteve 1890-1930, Arthur Schnitzler u bë pjesë e lëvizjes artistike dekadente, të përfaqësuar nga artistë të tillë si Gustav Klimt dhe Egon Schiele si dhe për transmetimin në letërsi të psikanalizës së Frojdit.

Ëndërr është sjellë në shqip për herë të parë në vitin 2015 nga Afrim Koçi.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>