2 Shkurt, 2021

Benedict de Spinoza

Benedict de Spinoza, (1962-1677) ishte një filozof hebre holandez dhe një nga eksponentët më të njohur të Racionalizmit të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Kryevepra e tij është traktati Etika (1677).

Prindërit portugezë të Spinozës ishin nga shumë hebrenjtë që u detyruan të konvertohen me dhunë në kristianizëm por që vijuan të praktikojnë judaizmin në mënyrë sekrete. Pasi u arrestuan, torturuan dhe dënuan nga inkuizicioni në Portugali, ata u arratisën për në Amsterdam ku babai i Spinozës, Michaeli, u bë tregtar i rëndësishëm dhe eventualisht shërbeu si një nga drejtorët e sinagogës së qytetit.

Holanda ishte në këtë kohë streha për hebrenjë e persekutuar të Europës. Atje jetonin hebrenj të ikur nga Spanja, Portgugalia, Franca apo Italia.

Në moshën 18 vjeçare, Spinoza dhe i vëllai filluan të shesin fruta tropikale në një tezgë në kanalin e madh të Amsterdamit ku krijoi miqësi me tregtarë të tjerë. Spinoza u përjashtua nga sinagoga për arsye jo shumë të qarta, supozohet herezi, konkretisht mohimit prej tij të pavdekshmërisë së shpirtit.

Ai u bë i famshëm në vitin 1670 me publikimin e Traktatit politik. Megjithëse emri i tij nuk u shfaq në këtë libër, ai u identifikua menjëherë si autori. Traktati ishtenjë nga të paktat libra zyrtarisht të ndaluar në Holandë gjatë kësaj periudhe, megjithëse edhe pas ndalimit gjendej me lehtësi. Ai u bë një temë debati të nxehtë në të gjithë Europën.

Spinoza argumenton në këtë libër në mbrojtje të lirisë së plotë të mendimit dhe të fjalës duke deklaruar se askush nuk mund të detyrohet të ketë një mendim në vend të një mendimi tjetër dhe se njerëzit duhet të lejohen të zhvillojnë mendimet e veta. Njerëzit duhet gjithashtu të lejohen të thonë dhe publikojnë gjithçka që dëshirojnë dhe nëse shteti mendon ndryshe, ai vetë do të ishte i lumtur ta ndryshonte tekstin. Në fakt ai nuk e ndryshoi kurrë atë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>