29 Janar, 2021

Jeta është shumë e gjallë pa pasur nevojë për fantazi letrare. Por shkrimtarët janë njerëz dhe sit ë tillë, e kanë të vështirë të shkruajnë gjërat që përjetojnë pa lënduar njerëzit përreth tyre. Dhe që në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kur të shtirurit ishte ku e ku më e rëndësishme se sa sot, shkrimtarët zbuluan një hile: Romani me çelës.

Foto ilustruese

Shtëpia e Librit

Madeleine de Scudéry ishte një zonjë në Parisin e shekullit të tetëmbëdhjetë, e cila arriti të paraqesë jetën e shtresës së lartë të qytetit por që për të shmangur telashet që mund të krijonte përshkrimi i detajuar i romancave të aristokracisë, ajo i transformoi ato duke i prezantuar sikur ishin persianë, romakë apo grekë.

Që nga ajo kohë, pothuajse që të gjithë shkrimtarët e kanë gjetur atë që në letërsi njihet si Roman à clef si mënyrë të parapëlqyer si për të mbrojtur identitetin e njerëzve të tyre të dashur ashtu edhe për t’u tallur me figura të mëdha publike, duke sajuar personazhe që, ndonëse kanë emra të tjerë, janë tërësisht të identifikueshëm. Por në këtë rast, shkrimtarët janë të mbrojtur nga paditë e mundshme për cënim imazhi.

Somerset Maugham, Thomas Hardy, Simone de Beauvoir, Aldous Huxleu e George Orwell janë disa nga shkrimtarët që përdorën Roman à clef për të shkruar mbi eksperiencat e tyre jetësore. De Beauvoir shkroi mes të tjerash për eksperiencat e saj seksuale me të dashurin, Nelson Algreen. Ky i fundit natyrisht që e kuptoi se për kë bëhej fjalë dhe rrjedhimisht, i mbeti hatri.

Në vitin 2017, shkrimtari britanik Robert Harris shkroi një roman në të cilin, një kryeministër britanik me emrin Adam Lang bëri një luftë të paligjshme në Irak. Libri ishte një tallje me këtë kryeministër, i cili ngjante në çdo gjë me Tony Blair me përjashtim të emrit.

Ernest Hemingway përdori këtë teknikë në shumë prej romaneve të tij por në mënyrë të famshme me Dhe dielli lind në të cilin përshkruhen festa në Paris dhe Spanjë në vitet 1920.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>