Banane-banane-banane

1
556

Republick AlbananiaÇfarë është republika e bananes? Është e sigurtë se nuk ka asnjë lidhje me firmën e veshjeve që mban të njëjtin emër. Është një krijim i letërsisë. Në fillim të shekullit të njëzetë, shumë kompani amerikane të tregtimit të frutave blenë me çmime të papërfillshme territore të stërmëdha në Amerikën Qëndrore, për të cilat paguanin taksa të ulëta apo nuk paguanin asgjë. Prodhimi i bananeve qe eksporti më i rëndësishëm për këto vende, por fitimet përfundonin pothuajse të gjitha në xhepat e zyrtarëve të qeverive. Në librin e tij me tregime të shkurtra, “Lakra dhe Mbretër”, O.Henry foli për një shtet që gjendej në Amerikën Qëndrore dhe që quhej “Republika e Bananes.” Ky term u përdor më vonë për të përshkruar vende të korruptuara nën kontrollin e kompanive private. Amerikanët u njohën formalisht me bananen më 1867, në një ekspozitë në Filadelfia, ku  shitën banane për 10 cent copa. Kompanitë e bananeve thuhet që nga ajo kohë, ky frut ekzotik nuk ka reshtur së frymëzuari shkrimtarët por ka ndezur edhe fantazinë e njerëzve të tjerë si afrodiziak.

Gabriel Garcia Marquez te romani “100 vjet vetmi” flet për një kompani “United Fruit” e cila njihej nga vendësit thjeshtë si “kompania e bananeve.” Ajo krijoi një sistem skllavërues që konsistonte në pagesën e punëtorëve të plantacioneve me ushqime të cilësisë së keqe dhe jo me para.

Pablo Neruda u përpoq të denoncoj republikat e bananeve në një poeme të titulluar “La unitet fruit co”.

Në Shqipëri, Ervin Hatibi publikoi në vitin 2005 një numër esesh mbi kohën ku po jetojmë, nën titullin “Republick of albanania.” Ishte një titull i gjetur, për shkak se ministri i financave i kohës akuzohej se kishte krijuar një monopol në tregun e bananeve përmes kontrollit të disa kompanive që pretendonin se dominonin “tregun e frutave ekzotike.”