Diskutim: Na sugjeroni librat që duhet të lexojmë këtë verë 2010!

56
2325

Përshëndetje miq të librit!

Leximet e verësStina e nxehtë tashmë ka filluar dhe së bashku me përgatitjet për pushimet e verës menduam t’ju kërkojmë ndihmë sërish me sugjerimet tuaja për librat dhe autorët që do t’ia vlente t’i lexoje gjatë kësaj vere nën çadrën e plazhit.

Në këto dy vite, që kur e filluam këtë nismë (2008, 2009), shumë prej jush na kanë ndihmuar me sugjerime shumë të mira çdo verë dhe prandaj e mirëpresim kontributin tuaj edhe për këtë verë.

Çfarë librash keni lexuar që ju kanë pëlqyer në mënyrë të veçantë? Çfarë librash keni në plan të lexoni këtë verë?  Na sugjeroni librat dhe autorët e preferuar dhe ne do kujdesemi që t’ua kalojmë këtë informacion të gjithë vizitorëve tanë kudo që janë!!

Ideja është e thjeshtë! Në vend që t’jua sugjerojmë ne librat që mund të lexoni, po ju kërkojmë juve të sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë. Sugjerimet tuaja janë plotësisht të lira, e vetmja gjë që do t’ju kërkonim është që të fokusoheni kryesisht te librat e botuar në gjuhën shqipe.

Mos harroni t’i shkruani ato këtu poshtë te komentet. Faleminderit  🙂