8 Shtator, 2013

Federico Garcia Lorca (1898 – 1936)

download

 

Baladë e vogël e tre lumenjve

Lumi Guadalkivir

Rrjedh mes portokalleve dhe ullinjve

Të dy lumenjtë e Granadës

Zbresin nga dëbora në grurë

 

Eh, dashuri,

Ike dhe s’u ktheve!

Lumi Guadalkivir

Mjekër breshëri ka

Të dy lumenjtë e Granadës

Njëri vajtim e tjetri gjak

 

Eh, dashuri,

Ike dhe s’u ktheve!

 

Për varkat me vela

Një rrugë ka Sevilja

Nëpër ujrat e Granadës

vetëm psherëtimat vozitin

 

Eh, dashuri,

Ike dhe s’u ktheve!

 

Guadalkiviri, kullë e lartë

E erës në portokallishte

Dauri dhe Genili, rrëkeza

të vdekura mbi pellgje

 

Eh, dashuri,

Ike dhe s’u ktheve!

 

E kush mund të thotë që uji sjell

një zjarr të ccmendur thirrjesh?

 

Eh, dashuri,

Ike dhe s’u ktheve!

 

Sill lule portokalli e sill ullinj

O Andaluzi, për detet e tu.

 

Eh, dashuri,

Ike dhe s’u ktheve!

 

Shqipëruar nga Petro Marko

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>