14 Shtator, 2013

arratisje-nga-lindja-sulstarovaTitulli: Arratisje nga Lindja
Orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja
Botim i tretë i ripunuar
Gjinia: studime sociologji, histori
Autori: Enis Sulstarova
Shtëpia Botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2013
f. 336
Pesha: 0.451
ISBN: 9789929-4136-7-3

Mbi librin
“Arratisje nga Lindja” është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumentn sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.”
Dr. Besnik Pula, Departamenti i Sociologjisë, Princeton University

“Kontribut serioz shkencor në fushën e studimeve shqiptare dhe të identitetit dhe si i tillë është një tekst i rëndësishëm për t’u lexuar nga ata që janë të interesuar në identitetet, kulturën, politikën dhe shoqërinë shqiptare. Një punim akademik i standardeve të larta.”
Dr. Blendi Kajsiu, politolog e publicist

“Libri që lëvron në tokën e djerrë.”
Abdi Baleta, Publicist, politikan e diplomat

“Libri Arratisje nga Lindja me origjinalitetin tematik dhe metodologji ka hapur një perspektivë shumë interesante në studimet kulturore dhe politike tek ne. Ai e meriton të quhet një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore.”
Blerim Latifi, Departamenti i Filozofisë, Universiteti i Prishtinës

Dr. Enis Sulstarova është pedagog në Departamentin e SOciologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai është autori edhe i këtyre libave: Ligjërimi nacionalist në Shqipëri: Rilindja Kombëtare, Komunizmi, paskomunizmi (2003), Në pasqyrën e Oksidentit: Studime dhe artikuj, (2010) dhe Jam Evropë! Intelektualët dhe ideja e Evropës në vitet 1918-1939 dhe 1989-2006 (2012)

Librat e tij mund të porositen me 10 përqind ulje te Shtëpia e Librit

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>