nga Admin

21 Prill, 2011

Art dhe Trashegimi (kopertina)

Përshëndetje miq të librit,

Art dhe Trashegimi (kopertina)para pak ditësh ju njoftuam që së shpejti do dilte në treg revista e re kulturore “Art & Trashëgimi”. Kjo revistë dygjuhëshe – shqip / anglisht – vjen në ndihmë të promovimit të vlerave kulturore të artit dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare.

Revista është mirëpritur sakaq nga një audiencë e gjerë lexuesish vendas dhe të huaj dhe në kemi kënaqeshin t’ju njoftojmë se tani ajo është e disponueshme për tu porositur pranë librarisë tonë në Tiranë (http://libraria.shtepiaelibrit.com/) ose direkt në faqen tonë: Revista kulturore “Art & Trashëgimi”
Ju mirëpresim,

Elvisi & Gjergji
Administratorë
Libraria “ShtepiaeLibrit.com”

Adresa:
Rruga e Barrikadave, te ish-Kinema 17 Nëntori, brenda qendrës tregtare, Kati I, Tiranë, Shqipëri.
Orari: 10:00AM – 9:00PM (3:00PM – 5:00PM pushim dreke)

 

  • faleminderit Art&Trashegimi. eshte hera e pare qe Berati vleresohet me botimin e pare te nje reviste. eshte qytet unik. Ilir Ikonomi tha se qenka dhe nje qytet i ngjashem ne Turqi. do ta kishim gjetur. ky qytet eshte mbrekullia e qytetareve te vertete. mos e lini qytetin ne doren e jo beratasve. kthejeni ndertimin karakterstik dhe jeten ne qytet. deri tani une kam mbledhur 1200 fotografi te beratit do ti shperndaje sa me shume. te gjithe qe nuk kane qene ne berat dhe e vizitojne jane te mahnitur. ne nuk dime te vleresojme. nje shoqja ime nga maqedonia me mburi kalane e Ohrit. une i fola qe ajo nuk krahasohet me kalane e Beratit. por nuk e vleresoi. para disa muajsh i dergova ne facebook fotografite e beratit dhe ajo thote se ky ndodhet ky qytet. ne e kemi dhe nuk e mbrojme.

  • une jam nga berati dhe jam krenar qe jam nga nje qytet qe dhe per ne mbetet shume i bukur. ka nje problem, se ne keto 20 vjet eshte bere shume pak per te. shume njerez po largohen nga lagjet muze, ato po humbasin identitetin e tyre. njerezit ne keto lagje ndertojne sipas qejfit. ka shume shtepi tani jo me tjegulla, por me beton. dhe ne kohen e enverit nuk mund te ndertoje vete asnje gje. çdo gje do ta bente nje ndermarrje e caktuar. une i mbaj mend ato kohe. çdo dite leviznin mushkat e ngarkuara me materiale ndertimi per rindertimin dhe rikonstruktimin e ndertesave. gjyshja ime jetonte ne mangalem, keshtu qe une e njoh shume mire kete vend. njerezit ishin te veçante. sot ka kalldreme te shtruara shume keq. dhe ne kur ishim femije i shtronim me mire se keta te sotmit. ke frike se te kap kemba ne nje maje guri dhe pengohesh. kalldremet ndertohem me zoll nga lumi Osum dhe jo me gure te mbetura nga guroret ne malin e tomorit. dhe kjo nje fatkeqesi tjeter per beratin . po shkaterrojne malet. kane prere ullinjte. rruga lushnje berat eshte turpi i qeverise. rruget brenda beratit jane turpi i bashkise. megjithate ne do ta duam beratin. ka shume njerez qe e duan ate. e gjithe shqiperia duhet ta doje. te gjithe mahniten dhe eshte per tu mahnitur. duhen tundur te gjithe qeveri dhe bashki per ta mbajtur sa me mire, per ta rikonstruktuar dhe rikthyer turistet en kete qytet. mos harroni ne kohen e enverit, nuk kishte dite qe te mos vini n turiste ne qytet. lagjet muze ishin te mbushura me piktore. aty jan xhiruar me dhjetra filma. njerezi e sotem kane demtuar ate qe qytetaret beratas ndertuan ne qindra vite. SOS

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >