nga Admin

5 Shkurt, 2013

Vetevrasja

Një studim i kryer në Suedi zbuloi se çrregullimi i papërgjegjshmërisë dhe depresionit ishte i përhapur së tepërmi në listën e diagnozave të personave, të cilët karrierën e tyre e ndërtonin mbi bazën e veprimtarisë krijuese

Të shkruarit është një formë sociale e pranimit të skizofrenisë.

E.L Doctorow

VetevrasjaSipas studimeve të fundit në fushën e psikiatrisë, është zbuluar se të merresh me art nuk është veçse një prirje e pavarur, por se shpesh ajo lidhet me sëmundje mendore të ndryshme, shprehet një revistë e studimeve të psikiatrisë.

Në studimin më të hollësishëm të ndërmarrë për këtë fenomen, studiuesit e Institutit Karolinska të Suedisë kanë mbledhur të dhëna për pothuajse 1.2 milionë pacientë me skizofreni, depresion, ankth, probleme alkooli dhe droge, autizëm, bulimi dhe vetëvrasjeje. Ata i kushtuan rëndësi fushës së krijimtarisë së pacientëve si arti dhe shkenca.

Përfundimet ishin tronditëse, çrregullimi i papërgjegjshmërisë dhe depresionit ishte i përhapur së tepërmi në listën e diagnozave të personave, të cilët karrierën e tyre e ndërtonin mbi bazën e veprimtarisë krijuese. Këta persona kishin më pak gjasa të diagnostikoheshin me sëmundje mendore që përfshiheshin në studim. Sipas një studimi të mëparshëm në të njëjtën popullsi, familjet me histori të skizofrenisë kishin më shumë aftësi për t’u marrë me krijimtari.

Kur studiuesit panë me kujdes shkrimtarët, zbuluan se ata ishin të shumtë mes njerëzve me skizofreni, depresion, çrregullimet e papërgjegjshmërisë, anoreksi dhe probleme me substancat narkotike. Shkrimtarët ishin gjithashtu dy herë më të prirë për të kryer vetëvrasje në lidhje me pjesën tjetër të popullsisë.

Ishte interesant fakti se të afërmit e personave me skizofreni, papërgjegjshmëri, anoreksi dhe në një masë më të vogël, me autizëm, ishin më të prirë për t’u marrë me art.

Është e rëndësishme të mos shikohet bardhezi studimi i problemeve mendore, studimi këshillon se disa të mira si kreativiteti mund të jetë i lidhur me efekte negative. Një lloj i tillë mendimi ndihmon në lidhje me largimin e ndrojtjes ndaj sëmundjeve mendore, dhe përqendrimin te fuqizimi dhe përparimi i pacientit.

Ernest Hemingway (1899 – 1961)

Ernest HemingwayErnest Hemingway është një prej shkrimtarëve amerikanë më në zë. Ai konsiderohet si përfaqësues i denjë i të ashtuquajturve shkrimtarë të brezit të humbur. Hemingway përjetoi tragjedinë e dy luftërave botërore dhe depresionit të përgjithshëm shoqëror pas tyre. Jeta e tij na lë të kuptojmë se ai ishte destinuar të bëhej një shkrimtar i madh dhe i paharrueshëm. Shkroi shumë vepra të njohura, por famën ia solli “Plaku dhe deti”, një roman sa shoqëror aq edhe filozofik, që të përcjell mesazhe të mëdha për jetën dhe vdekjen. Vepra të tjera të tij janë: “Lamtumirë armë”, “Për kë bien kambanat”, “Dhe dielli lind përsëri”. Kontributi i tij në fushën e letërsisë u vlerësua me çmimin “Pulitzer” në vitin 1953 dhe çmimin “Nobel” në vitin 1954.

Dashuria e Hemingway për pijen e çoi drejt alkoolizmit, presionit të lartë të gjakut dhe problemeve të tjera shëndetësore. Pak kohë nga dalja e tij prej klinikës ku trajtohej, Hemingway tentoi pa sukses vetëvrasjen në shtëpinë e tij në Sun Valley. Herën e dytë të daljes nga klinika, ai i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë. Pjesëtarë të tjerë të familjes së tij kanë kryer vetëvrasje: babai, dy nga vëllezërit dhe motrat e tij dhe mbesa, duke shfaqur kështu idenë se mund të jetë një fenomen i trashëgueshëm pas këtyre ngjarjeve.

Virginia Woolf (1882–1941)

Virginia Woolf“Ndihem e sigurt se po çmendem përsëri…dhe se nuk mund të përmirësohem këtë radhë,- shkruante Virginia në shënimin e lënë bashkëshortit të saj Leonard.

Lindur dhe rritur në Londër nga prindër të nivelit të ngritur, Woolf u përball me shumë depresion gjatë jetës së saj. Vdekja e së ëmës në vitin 1895 i shkaktoi problemin e parë mendor dhe më pas vdekja e të atit në vitin 1904 e shkatërroi.

Megjithatë, duhet të saktësohet se sëmundja mendore e Virginia-s nuk erdhi si pasojë e suksesit të saj në letërsi dhe lidhjes me grupin e intelektualëve të Londrës, ku njohu dhe bashkëshortin e saj të ardhshëm. Veprat e saj më të njohura janë “Zonja Dalloway”, “Tek fari”, “Orlando”.

Pak kohë pasi Virginia mbaroi dorëshkrimin e novelës së saj “Mes akteve”, ra përsëri në depresion. Ajo iu dorëzua zërave që dëgjonte brenda vetes dhe depresionit. Pasi la shënimin përfundimtar për bashkëshortin e saj, duke e falënderuar për lumturinë që i kishte dhuruar gjatë martesës, ajo u mbyt në lumin Ourse. Trupi i saj u gjet pas tri javësh.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>