nga Admin

9 Shkurt, 2013

Flutura Acka

Flutura AckaShkrimtarja dhe botuesja, Flutura Açka, ka promovuar dje romanin e saj më të ri, “Kukullat nuk kanë atdhe”. Ngjarjet në këtë roman janë marrë nga realiteti. “Është një këndvështrim i imi, se si e shoh unë Tiranën sot, atë të viteve 2000. Kam një qëndrim ndaj kohës, një revoltë ndaj saj”, është shprehur Açka. Sipas saj, ky libër është një akuzë ndaj politikës. Ky është romani i tretë i autores pas dy të parëve “Vetmi gruaje” dhe “Ku Je?”. Proza duket se është një fushë ku Açka po shfaqet po aq bindshëm sa në poezi vite më parë. Në vitin 1997, ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë europianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë.

Kukullat nuk kane atdhe, Flutura AckaNë promovim ishin mjaft të ftuar si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova. Përkthyesi i mirënjohur dhe mik i autores, Edmond Tupja, prezantoi gjatë të gjithë prezantimit. Aktorja e mirënjohur Ema Anrea bëri një lexim interpretativ, mjaft të ndjerë, të një fragmenti nga romani.

Si një risi në promovimin e librave të rinj në Shqipëri, autorja i dhuroi kopjen e parë të librit të saj publicistit të mirënjohur Fatos Lubonja i cili gjithashtu foli për romanin pasi e kishte lexuar më parë në versionin elektronik. Të pranishimit i përshëndeti edhe autori dhe personaliteti i mirënjohur nga Kosova Adem Demaçi i cili u shpreh se ishte një ndër admiruesit e shumtë të letërsisë së autores.

Flutura Açka është njëkohësisht edhe botuesja e Skanderbeg Books.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>