nga Admin

12 Nëntor, 2012

Dashamireset, Jonathan Littell

Dashamireset, Jonathan Littell“Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju”, kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme. Kjo histori, e rrëfyer më një ftohtësi mahnitëse përmes syve të ekzekutuesit e me një fuqi të jashtëzakonshme zbuluese në skutat më të errëta të historisë evropiane, është një vëzhgim i detajuar mjeshtëror mbi Holokaustin dhe Nazizmin.

Jonathan Littell bën një rrëfim të gjatë dhe kronologjik, që shkon në kufijtë e realizmit dhe surrealizmit. Me botimin e tij, “Dashamirëset” shkaktoi një debat të madh në Francë dhe Evropë mbi moralitetin e të dhënit zë një karakteri të tillë që ekzekuton ftohtë, në emër të kauzës për të cilën është betuar.

Kritika gjermane e akuzoi këtë libër si një “pornografist i dhunës”, por përtej tronditjes që të shkakton leximi i tij, ai mbetet padyshim ndër librat më mjeshtërorë dhe më të besueshëm kushtuar luftës. “Dashamirëset” fitoi Çmimin Goncourt në vitin 2006 dhe është cilësuar një ndër librat më të rëndësishëm të botuar në pesëdhjetë vitet e fundit.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>