nga Admin

9 Maj, 2013

Bolero nga Fatos Kongoli ne frengjishtPas botimit muajin e kaluar në Spanjë të romanit “I humburi”, i katërti libër i këtij autori në gjuhën spanjolle, tani sapo është vënë në qarkullim, kësaj here në Francë, një nga romanet më të vlerësuara të Fatos Kongolit nga lexuesit shqiptarë, “Bolero në vilën e pleqve”. Ashtu si romanet e tjerë pararendës të botuar në frëngjisht, edhe ky i fundit është përkthyer nga Edmond Tupja. “Bolero në vilën e pleqve” është romani i tetë radhazi i këtij shkrimtari i botuar nga e njëjta shtëpi botuese në Paris, “Rivages”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>