nga Admin

5 Korrik, 2013

E dashur,

Letra - Franc Kafka per Felice BauerMë duhet të të shkruaj me vijëza bojëkafe, se përsëri më kanë marrë bojën, dhe lapsi i dashuruar mbas teje po më grish.

E dashur, Sa bukur është kur moti i verës vjen mu në zemër të vjeshtës, sa mirë! Sepse do ishte shumë e vështirë t’i bëja ballë ndërrimit të stinëve, kur ato nuk kanë të njëjtën peshë në zemrën time.

E dashur, dita ime fillon me dimër, por kur kthehem në mbrëmje në dhomë dhe letra jote është aty, unë gjarpëroj në rreshtat e shkruar prej teje, tretem aty si një rruginë fushore në pyllin e dendur. Humbas gjurmët e kthimit, por prapë nuk kam frikë. Nuk është më dimër…

Kështu dua të mbarojë çdo ditë e imja.

Franci yt.

P.S. Franc Kafka pas vdekjes la rreth 500 letra dashurie, këto i ka botuar me pas miku i tij Maks Brod.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>