28 Shtator, 2019

Mia Wasikowska në rolin e Zonjës Bovari në filmin me të njëjtin titull të vitit 2014. [link]

Shkrimtari francez Gustave Flaubert u përball me një akuzë të rëndë penale, atë të cënimit të moralit publik dhe fyerjes së sjelljes së mirë për shkak të publikimit të romanit Madame Bovari. Si ndodhi kjo?

Madame Bovari është sot një nga romanet klasike që lexohet nga të gjithë dhe që është pjesë e kurikullave të shkollave në shumë vende të botës. Publikuar në vitin 1856, romani flet për personazhin që i ka dhënë titullin si një person që jeton përtem mundësive të veta në përpjekje për t’i shpëtuar banalitetit dhe zbrazëtisë së jetës provinciale.

Por menjëherë pas publikimit, në janar 1857 autori i romanit, Gustave Flaubert si dhe pronari dhe tipografisti i revistës La Revue de Paris u paditën në gjyq për shkak të publikimit me pjesë të Madam Bovari. Prokurori publik kritikoi natyrën epshndjellëse dhe kurorëshkelëse të Mme Bovari si dhe përshkrimet sugjestionuese të autorit. Ata gjithsesi u shpallën të pafajshëm. Gjyqi shihet edhe sot e kësaj dite si një shembull se si çekiçi i censurës varej mbi shtypin gjatë Perandorisë së Dytë franceze.

Prokurori publik, në argumentin e tij tha mes të tjerash: “Arti pa rregulla nuk është art. Është si një grua që heq të gjitha rrobat.”

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë analizuar fjalimin e prokurorit Ernest Pinard në detaje për të kuptuar arsyet se pse Ema Bovari shkaktoi kaq shumë zemëratë. Në tërësi, fjalimi sugjeron se problemi që pati shoqëria franceze dhe autoritetet e kohës me romanin kishte të bënte me problemin e dëshirës së Emës.

Prokurori pyeste: “A është e natyrshme që një vajzë e vogël të shpikë mëkate të vogla?”

Dhe më poshtë, “ky është konkluzioni i këtij libri… nga një burrë që kërkoi në këtë libër për një person që mund ta vendosë nën kontroll këtë grua. Por nuk gjendet në libër. I vetmi person që sundon këtu është Madam Bovari.”

Pinard e humbi betejën. Floberti u shpall i pafajshëm ndërsa Ema Bovari u bë personazhi që shoqëron lexuesit që prej një shekulli e gjysmë.

Ju mund të shikoni gjithashtu edhe: Gustav Flober, jeta dhe vepra, Henri Troyat

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>