nga Admin

15 Maj, 2013

Ismail kadare

Numri i parë i revistës filozofike franceze hapet me intervistën e shkrimtarit Ismail Kadare dhe një tregim të Ylljet Aliçkës

Ismail kadareNë numrin e saj të parë revista filozofike “NOOR” themeluar nga një grup i njohur intelektualësh francezë përfshihet dhe një intervistë me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, si dhe një novelë nga shkrimtari Ylljet Aliçka. Në intervistën e tij, Kadare ndër të tjera thekson se “Shqipëria nuk do kishte ekzistuar nëse ne nuk do kishim tolerancën mes myslimanëve dhe të krishterëve” dhe se “Ishte jeta jonë e vështirë që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës”. Revista gjashtëmujore “NOOR u shfaq suksesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro… me synimin “të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga abolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>