Ndonëse disponojmë mjaft tituj seriozë për historinë dhe personazhin e heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skenderbeu” duhet të pranojmë se ky botim iu shtua vetëm së fundmi katalogut të librarisë tonë.
“Historia e Skënderbeut“, e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 – 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. E përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët europiane dhe, mbas 500 vjetësh, edhe në gjuhën amtare të Barletit, shqipëruar nga Stefan l. Prifti, ajo përfaqëson ungjillin e patriotizmit shqiptar. Me këtë vepër, Barleti u ka lënë të gjallë breznive figurën e ndritur të Skënderbeut, princit të epirotëve dhe mbrojtësit të krishterimit.
Botime të tjera me interes përfshijnë:
Skënderbeu, një histori politike, Aurel Plasari
Ndër studimet dhe prezantimet përmbledhëse më të mira botuar deri më tani në shqip.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i Fundit, Virgjil Kule
Libri prezanton një radhitje strikte të dokumentave, muaj pas muaji e vit pas viti, që formësojnë në kapitujt e këtij libri figurën e Gjergj Kastriotit.
Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt
Ndonëse i debatuar në publikun shqiptar për shkak të këndvështrimit të tij ndryshe, libri sjell mjaft fakte dhe këndvështrime që e ritregojnë imazhin e Skënderbeut nën një dritë të re duke na detyruar t’i rimendojmë dhe rikonsiderojmë faktet dhe historitë që dimë për heroin tonë kombëtar.
Skënderbeu i shpërfytyruar, Prof. Kristo Frashëri
I botuar pas daljes në treg të librit nga Oliver Jens Schmitt, profesori dhe historiani i nderuar Kristo Frashëri risjell argumenta dhe qartëson aspekte historike dhe karakteriale si pjesë e debatit akademik dhe historik rreth heroit tonë.
A mund te me thot dikush qfar kan te perbashket Marin barleti me Gjon buzuku
Skenderbeu nuk kishte as edhe nje pushtet tjeter pervec se krujes ndersa fondet financiare dhe materiale per luften qe bente kunder Turqise ia jepte bota e krishtere dhe Skenderbeu nuk ka bere lufte per mbrojtjen e kombit tone por nje lufte fetare dhe me te drejte quhet kolores i madh i krishterimit. Ndersa emeri qe kerkojme qe ti veme ne kombit shqipetare nuk njihet fare ne Barleti por ai e quan Skenderbeun Epiroti Skenderbeu.
Kjo eshte nje veper fantastike nga nje shkrimtar shume i njohur siq ishte Marlin Barleti Skenderbeu ishte krye komandant i ushtrise qlirimtare te athereshme i cili i pari i beri balle forcave ushtarake osmane,Skenderbeu me nje ushtri shume me te vogel e shume me pak te armatosur i beri balle ushtrise osmane qe na sunduan plot 500 vite po te mos ishte skenderbeu ne nuk do te ndiheshim mire si sot ne shtepit e tona.Ndaj nuk duhet qe ne ta veqojme kete veper te rendesishme te marin barletit per kryekomandantin shqipetar GJergj Kastriotin Skenderbe
Historia e Gjergj Kastriotit eshte e fresket, ku megjithese u mor femije i mitur nga osmanet dhe u trajnua nga kriminele te ligj per te bere krime, u tregua i ndjeshem, njerezor,nuk e harroi traditen shqiptare, pa hyre ne detaje per trimeri etj,eshte kjo figure me permasa gjigande europiano-e me gjere qe na nderon neve si shqiptar. Me vdekjen e ketij gjigandi shqiptar shqiperia u harrua per rreth 450 vjet deri ne shpalljen e pavaresise ku ne shqiptaret na la turku te sfilitur ne dore te grekeve e serbeve, por sic e tregon historia Austro-Hungaria e Italia gjithmone kane qene pro interesave shqitare
skenderbeu me te vertet ka qen hero kombetar dhe ia vlen te shkruhet per te
po me duket qit histori qe lexova nuk ke e plot
Kam interesim per librin Historia e Skenderbeut nga Marin Barleti ne gjuhen shqipe por edhe ne ate angleze, a ka mundesi ta porosise nga ju? Nuk e di a eshte botuar ne gjuhen angleze?
Faleminderit!!!
Pershendetje,
aktualisht ne disponojme vetem keto libra nga Marin Barleti.
mir do te doja te ishte e gjithe historia e skenderbeut vetem vashdoni***
dhe nese mundeni ta qitni librin e gjon buzukut meshari
Shum mir por kjo nuk ishte e gjith historija e skenderbeut
historia e skenderbeut nuk e shte nje tregim i bukur por nje histori e vertete pavaresisht qe eshte zbukuruar me figura letrare nga shkrimtare te ndrushem [muslimanja]
Po me pelqen shum ky tregim i jetes te nje njeriu te madh siq eshte skenderbeu duke klikuar neper veb faqe te ndryshme ne internet hasa edhe te HISTORIA E SKENDERBEUT por nuk mu duk qe eshte e shkruar e gjith historia me nderim dhe rrespekt te madh personalisht gjithashtu edhe familjar ju falenderojme per keto tregime te bukura
ju lutem mund te jepni historine e plote te Skenderbeut ………….
Pershendetje,
ju faleminderit per interesimin, por kjo nuk eshte e mundur pasi duhet te blini ose te gjeni librin.
skenderbeu eshte heroi i gjithe shqiperise