“Historia e Skënderbeut” nga Marin Barleti

15
17687

Historia e Skenderbeut nga Marin Barleti (kopertina)

Ndonëse disponojmë mjaft tituj seriozë për historinë dhe personazhin e heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skenderbeu” duhet të pranojmë se ky botim iu shtua vetëm së fundmi katalogut të librarisë tonë.

Historia e Skënderbeut“, e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 – 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. E përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët europiane dhe, mbas 500 vjetësh, edhe në gjuhën amtare të Barletit, shqipëruar nga Stefan l. Prifti, ajo përfaqëson ungjillin e patriotizmit shqiptar. Me këtë vepër, Barleti u ka lënë të gjallë breznive figurën e ndritur të Skënderbeut, princit të epirotëve dhe mbrojtësit të krishterimit.

Botime të tjera me interes përfshijnë:

Skënderbeu, një histori politike, Aurel Plasari
Ndër studimet dhe prezantimet përmbledhëse më të mira botuar deri më tani në shqip.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i Fundit, Virgjil Kule 
Libri prezanton një radhitje strikte të dokumentave, muaj pas muaji e vit pas viti, që formësojnë në kapitujt e këtij libri figurën e Gjergj Kastriotit.

Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt 
Ndonëse i debatuar në publikun shqiptar për shkak të këndvështrimit të tij ndryshe, libri sjell mjaft fakte dhe këndvështrime që e ritregojnë imazhin e Skënderbeut nën një dritë të re duke na detyruar t’i rimendojmë dhe rikonsiderojmë faktet dhe historitë që dimë për heroin tonë kombëtar.

Skënderbeu i shpërfytyruar, Prof. Kristo Frashëri 
I botuar pas daljes në treg të librit nga Oliver Jens Schmitt, profesori dhe historiani i nderuar Kristo Frashëri risjell argumenta dhe qartëson aspekte historike dhe karakteriale si pjesë e debatit akademik dhe historik rreth heroit tonë.