Çfarë është ëndrra Amerikane? – Getsbi i madh

0
1469

Getsbi i Madh, Frensis Skot Ficxherald

“Ëndrra amerikane” është shprehja e bindjes se pavarësisht se cilit grup social apo ekonomik i përket dikush, ai apo ajo ka mundësinë të arrijnë majat e pasurisë dhe lumturisë nëpërmjet talentit dhe iniciativës personale. Sigurisht, pasuritë dhe fama e madhe nuk përkthehen gjithnjë në lumturi, po kjo është pjesa e dytë e kësaj ëndrre.
Frensis Skot Ficxherald (F. Scott Fitzgerald) shkroi gjithçka për këtë aspekt të ëndrrës amerikane në novelën e tij më të mirënjohur, “Getsbi i madh”. Publikuar në 10 prill, 85 vjet më parë, novela flet për materializmin dhe dekadencë, shpresat dhe zhgënjimet. “Getsbi i Madh, Frensis Skot Ficxherald” nuk ishte shumë popullor në fillimet e veta, ku shitjet shin vetëm rreth 25,000 për 15 vjet. Por kur libri u ribotua në vitet 1945 dhe 1953, një audiencë e re lexuesish e kthyehen atë në bestseller. Tashmë ky libër konsiderohet si një nga novelat më të mira të letërsisë në gjuhën angleze të shekullit të 20-të.