nga Admin

1 Prill, 2010

Pallati i Endrrave, Ismail Kadare

Romani Pallati i Ëndrrave, Ismail Kadaresë është ndoshta romani më i bukur dhe shprehës i shkrimtarit. I publikuar në vitin 1982, në kulm të izolimit të madh të Shqipërisë dhe dhunës shtetërore, ky roman flet për një institucion të çuditshëm të Perandorisë Osmane, Ministrinë e Ëndrrave. Pothuajse askush nuk mbeti pa e kuptuar se një institucion i tillë gjendej në Shqipërinë e viteve ’80 dhe quhej Sigurimi i Shtetit, një aparat prej mijëra veshësh që dëgjonin gjithçka, por mbi të gjitha, përgjonin ëndrrat e shqiptarëve për një jetesë normale. Kadare përfundoi në gjyqin e partisë për atë vepër dhe shpëtoi për mrekulli.
Pallati i Endrrave, Ismail KadareDiktaturat kanë të njëjtat tipare, pavarësisht se në cilin cep të botës ndodhen. Dje, një artiste iraniane që jeton prej dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shirin Neshat, deklaroi se po punon për ta transformuar Pallatin e Ëndrrave në një film.

“Jam shumë e interesuar për një roman të shkruar nga shqiptari Ismail Kadare, të quajtur “Romani Pallati i Ëndrrave, Ismail Kadaresë”; do të jetë një film në anglisht se ka shumë gjasa që do të filmohet në Europën Lindore,” tha Neshat për Indiewire.

Sipas artistes, romani mund të shërbejë si një alegori e lidhur me Iranin në mënyrën se si mund të paraqesë përpjekjet e shtetit për kontrollin e mendjes dhe imagjinatës së njerëzve, përfshirë edhe ëndrrat e tyre.

“Ndjej se ka mënyra për ta eksploruar absurditetin, fantaticizmin vicioz që na kërcënon ne sot,” – tha Neshat duke shtuar: “Te Pallati i Ëndrrave shoh një paralele të mrekullueshme në historinë e errët e komunizmit shqiptar dhe Iranit pas revolucionit islamik.”

E lindur në vitin 1957, Neshat u largua nga Irani pas revolucionit islamik të vitit 1978 dhe u kthye në Iran vetëm pas dymbëdhjetë vjetësh. Veprat e saj janë ekspozuar gjerësisht në Europë dhe SHBA.

  • liber i mrekullueshem si edhe shumica e librave te tij .KADARE eshte ikona e letersise shqipe, e pazevendesueshme.Ky liber eshte nje mesim i mire per ata qe nuk kane vuajtur kurre .VAZHDO KESHTU I MADHI KADARE.

  • eshte nje nder romanet ku nderthuret shume bukur ndjenja dhe kercenimi i te jetuarit nen vezhgim ne kohen e komunizmit..per mua ka qene thesht fantastik ta lexoje dhe te arrije te kuptoje ate cka donte te paraqiste autori,shkrimtari i madh Ismail Kadare

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >