nga Admin

18 Tetor, 2012

Franc Kafka (1883-1924)
Franc Kafka (1883-1924)
Franc Kafka (1883-1924)

Një koleksion ende i panjohur i shkrimeve të Franc Kafkës, të fshehura për katër dekada në një apartament në Tel Aviv, do të bëhen publike dhe do të transferohen në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit, në bazë të një vendimi gjyqësor, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Dokumentet qenë mbajtur nga Eva Hoffe dhe Ruth Ëiesler, dy motrat të cilat luftuan në një rast të gjatë katërvjeçar, në të cilin pretendonin se ato ishin trashëgimtare legale të dokumenteve, të cilat i morën nga nëna e tyre, Esther Hoffe, sekretarja dhe mikja e ngushtë Kafkës si dhe nga Max Brodi, biografi i shkrimtarit të njohur.

Por, gjykata vendosi se Brodi kishte urdhëruar me vullnetin e tij se shumica e dokumenteve që ai ia kishte dhënë sekretares, duhet të shkonin në një arkiv publik. Kritikët besojnë se dokumentet mund të përfshijnë dorëshkrimet e Brodit, që do të mund të hidhnin dritë mbi jetën e Kafkës dhe kohën e kaluar në Pragë.

“Procesi”, “Kështjella” dhe “Amerika” janë veprat e Kafkës të botuara pas vdekjes së tij, pasi Brodi, që është edhe biografi i tij, ka injoruar testamentin e shkrimtarit hebre të lindur në Pragë, që të gjitha dorëshkrimet e papublikuara të digjeshin. Në vitin 1939 Brodi iku nga nazistët, duke marrë trenin e fundit nga Praga me një valixhe të letrave të Kafkës nën krahun e tij. Pas vdekjes së Brodit në Izrael, në vitin 1968, arkivi iu kalua Esther Hoffes.

Burimi: Gazeta SHQIP

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>