nga Admin

19 Tetor, 2012

Flamuri i kombit shqiptar, Jaho Brahaj

E morëm në dorë vetëm dje (18.10.2012) dhe ndonëse ishim gjithë ditën në lëvizje nuk nguruam aspak t’a hapnim për ta lexuar me kureshtje të plotë. Nuk arritëm të lexonim shumë, vetëm 20 faqet e para (ditën e parë), por aq faqe ishin të mjaftueshme për të na bindur që kjo vepër studimore është me vlera realisht kombëtare dhe baza të shëndosha shkencore. Mbi të gjitha, meritat kryesore i takojnë punës mjaft serioze kërkimore që autori ka bërë për të na sjelle studimin historik mbi “Flamurin e kombit shqiptar

Mbi librin

Flamuri i kombit shqiptar, Jaho BrahajTezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.

Ky studim me vlera shkencore është i pari i këtij lloji që ndërmerr një trajtim kaq të hollësishëm të kultit të shqiponjës, simbolit të Flamurit tonë Kombëtar, duke e parë në këndvështrimin e disiplinave të ndryshme shkencore si mitologjia, etnologjia, etj, çka hedh dritë jo vetëm mbi lashtësinë e emblemës së flamurit kombëtar, por edhe ndriçon problemin e etnogjenezës së popullit tonë, duke hapur shtigje të reja për hulumtime të mëtejshme.

Është e para herë që në librin “Flamuri Kombëtar Shqiptar” shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme të bazuar në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenare, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit që prej pesë shekujsh. Studiuesi Jaho Brahaj shpjegon enigmën e zanafillës së shqiponjës dykrenare, e cila është trashëguar nga kohët e hershme bashkë me besimet dhe kultin e këtij shpendi.

Studimi monografik “Flamuri Kombëtar Shqiptar” është mbështetur kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër mijëvjeçarë nga populli ynë dhe të ruajtura, të trashëguara e të dokumentuara nga kultura materiale: në hajmali, ornamente, në qëndisma, tekstile popullore, stoli metalike, gdhendje në gur, në dru etj.

Hulumtimi i autorit për këtë monografi përfshin gjithë trashëgiminë e objekteve arkeologjike me këtë temë, të ruajtura në truallin ballkanik e të botuara nga studiuesit tanë e të huaj dhe po ashtu trashëgiminë shpirtërore të ruajtur nga popullsia jonë, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Mbi autorin

Ka botuar artikuj dhe studime në shtypin periodik e shkencor dhe ka kumtuar në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë atdheut.

Libra mononografik të botuar:
– Il primo Albanese d’Italia, Brindizi 1995
– Emblema Shqiptare-Gjurmime heraldike, 1997
– Kurora Mbretërore Shqiptare 1998.
– Kronikë e Derës së Gjon Buzukut, 2005
– Shkrime për Gjeçovin – artikuj dhe studime, 2009.

Është fitues i çmimit për librin shkencoro-historik të dhënë nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kulturës, Tiranë në vitin 1997, për botimet historike të periudhës 1992-1997.

Ka përgatitur dhe botuar nga trashëgimia e mbetur në dorëshkrim të Shtjefën Gjeçovit, vëllimet:
– Shtyllat e Kombit, publicistikë
– Mnera e Prezës, novelë.
– Tomor e Pashtrik Përpiquni, vëllim poetic.
– Shqyptari Ngadhnjyes, dramë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>