30 Maj, 2019

“Miqtë e vjetër nuk zëvendësohen dot shpejt. Asgjë nuk kompenson thesarin e kujtimeve të përbashkëta, të sprovave të kaluara bashkërisht, të sherreve dhe pajtimeve dhe emocioneve të mëdha”.

“Mendohu gjatë para se të vendosësh nëse një person i caktuar do të jetë pjesë e miqësisë tënde”, këshilloi Seneka kur meditonte mbi miqësinë e vërtetë dhe atë false, “por kur ti vendos që ta pranosh atë, mikrite me të gjithë zemër dhe shpirt.”

Kur humbet një mik që ka fituar pranim të tillë krahëhapur në shpirtin tënd, kjo është një nga trishtimet më të mëdha që dikush mund të pësojë në jetë.

Pavarësisht se në çfarë forme pësohet humbja – vdekje, distancë, dezertim besnikërie – kjo është një nga trishtimet më të mëdha që pëson njeriu në jetë. Është gjithashtu edhe një nga gjërat absolutisht të pashmangshme në jetë – secili nga ne herët a vonë do të humbasë një mik, për një arsye apo për një tjetër.

Dhe nga të gjithë që kanë medituar mbi këtë temë, ndoshta askush nuk e ka shpjeguar më mirë se sa autori i librit Princi i Vogël, Antoine de Saint-Exupéry. Ai është personi që në mënyrë të pafundme ka shkruar autobiografinë e vet, kërkime filozofike dhe reflektime poetike mbi natyrën e ekzistencës, të cilat u publikuan në një kohë kur Lufta e Dytë Botërore sapo po fillonte dhe katër vite para se të publikohej kryevepra Princi i Vogël, të cilin Saint-Exupéry ia dedikoi shokut të tij më të mirë.

Duke marrë parasysh jetën e tij si pilot avioni, Saint-Exupéry mediton mbi eksperiencën e përbashkët të humbjes së një kolegu pilot në një aksident apo luftë. Në një pasazh që reflekton njohuri universale mbi humbjen e një miku, pavarësisht rrethanave, ai shkruan:

Copë pas cope… mbi ne vjen reflektimi se nuk do të dëgjojmë më kurrë të qeshurën e mikut tonë, dhe se kopështi i tij është përgjithmonë i mbyllur për ne. Dhe në këtë moment fillon trishtimi i vërtetë, i cili, megjithëse mund të mos jetë trishtim i fortë, është gjithsesi paksa i hidhur. Sepse në të vërtetë, asgjë nuk mund të zëvendësojë një shok. Miqtë e vjetër nuk krijohen aty për aty. Asgjë nuk mund të krahasohet me thesarin e kujtimeve të përbashkëta, të sfidave që kemi kaluar bashkë, të sherreve dhe pajtimeve dhe emocioneve bujare. Është dembele që, pasi të mbjellësh një fidan në mëngjes, të presësh të shtrihesh nën hijen e një lisi atë pasdreke.

Kështu jeta ecën përpara. Për vite ne mbjellim farë, ne e ndjejmë veten të pasur; dhe pastaj vijnë vite të tjera kur koha bën punën e vet dhe e bën plantacionin tonë të rrallë dhe të           hollë. Një nga një, shokët tanë ikun tutje, duke na hequr ne hijen e tyre.

Tre vjet më vonë, Saint-Exupéry ofroi atë që mund të quhet ngushëllimi më poetik që mund të gjendet, një ngushëllim për trishtimin e tij ekzistencial, në faqet e fundit të librit Princi i Vogël – një libër që është shkruar shumë për dhuratën e madhe të pasurit të një miku dhe pashmangshmërisë së humbjes së një miku. Në skenën finale, princi i vogël, gati për t’u nisur nga planeti i tij, i thotë pilotit me zemër të sëmurë që nuk do ta humbë atë dhe të qeshurën e tij të artë:

Të gjithë njerëzit kanë yjet… por ato nuk janë të njëjtat gjëra për njerëz të nddryshëm. Për disa, të cilët janë udhëtarë, yjet janë udhërrëfyes. Për të tjerët ato nuk janë asgjë më shumë se sa drita të vogla në qiell. Për të tjerë, ata që janë studiues, yjet janë problemet. Për biznesmenin tim ato janë pasuria. Por të gjithë ato yje janë të heshtur . Ti – dhe vetëm ti – do të kesh yje që asnjë tjetër nuk i ka… Në një prej yjeve do të jetoj unë. Në një prej tyre unë do të qesh. Dhe do të jetë a thua se të gjitha yjet po qeshin, kur ti të shikosh qiellin     natën… Dhe kur trishtimi ytë ngushëllohet (koha zbut të gjitha trishtimet) ti do të jesh i kënaqur që më ke njohur. Ti do të jesh gjithmonë miku im. Ti do të duash të qeshësh me mua. Dhe ti në disa raste do të hapësh dritaren, kështu që, për atë kënaqësi… dhe miqtë tuaj do të mrekullohen siç duhet të shohin ty duke qeshur ndërsa ti sheh në qiell!

Muaj më vonë, për trishtimin e miqve të tij dhe të miliona të huajve që e dashuran atë përmes librave të tij, Saint-Exupéry u bë një nga polotët e humbur, i zhdukur në Detin Mesdhe, ndërsa gjendej në një mision zbulimi, duke u kthyer në yllin e tij, nga ku vijon të na bëjë të buzëqeshim, sa herë që mendojmë për Princin e Vogël.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>